Aktivitetet



E mërkurë, 1 shkurt 2012

MBLEDHJA E TRETË E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot e mbajti Mbledhjen e Tretë me këtë rend dite "Gjendja aktuale pas ngjarjeve të fundit dhe ndikimi i tyre mbi marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë".

Krahas kryetares dhe anëtarëve të Komitetit, në mbledhje ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, i Bashkësisë Fetare Islame, i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësi Fetare dhe Grupe Religjioze, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Ambasadës së Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës në Shkup, Ambasadës së Francës në Shkup, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, Ambasadës së Republikës së Italisë, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Kosovës, përfaqësues të Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, përfaqësues të UNDP-së, Zyra për lidhje me NATO-n në Shkup, Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Agjencisë për të Rinj dhe Sport, BNJVL-ja, kryetari i komunës së Strugës dhe kryetari i komunës së Vevçanit dhe deputetët.

Në bazë të debatit, Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i miratoi këto Konkluzione:

1. Marrëdhëniet ndëretnike, ndërkonfesionale, ndërkulturore dhe marrëdhëniet e përgjithshme njerëzore duhet të ndërtohen në frymë të respektit të ndërsjellë dhe në pajtim me parimet dhe normat e rendit kushtetues - juridik të Republikës së Maqedonisë;

2. Duke i gjykuar të gjitha manifestimet e rrezikimit të besimit, thërrasim në përgjegjësi dhe arsye nga bashkësitë fetare, vetadministrimi lokal, partitë politike, shoqëria civile dhe qytetarët;

3. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i thërret:

  • pushtetet qendrore të vazhdojnë të demonstrojmë përkushtim parezervë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare,
  • pushtetet lokale ta nxisin dialogun e ndërsjellë dhe bashkëpunimin,
  • mediet të kontribuojnë me marrëdhënien e tyre si pjesë e angazhimeve të plota për qetësim të ngjarjeve,
  • sektorin joqeveritar të jetë partner i fortë në aktivitetet dhe projektet për forcim të besimit,
  • bashkësitë fetare të vazhdojnë t'i kultivojnë vlerat e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit ndërmjet njerëzve;

4. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive si organ përgjegjës për kultivim të dialogut ndëretnik, duke shprehur besim të plotë në institucionet e sistemit, angazhohet të udhëhiqet në kornizat e këtyre;

5. Aktivitetet kulturore dhe sportive nuk guxojnë të shfrytëzohen si shprehje për nxitje të mosbesimit dhe mosrespektimit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve, Komiteti i gjykon të gjitha aktet e përdhosjes së objekteve fetare;

6. E ardhmja e Republikës së Maqedonisë është në drejtim të integrimit të plotë në NATO dhe në Unionin Evropian, me ç'rast parakusht i rëndësishëm në këtë drejtim është ndërtimi i mëtejshëm i besimit dhe atmosferës pozitive në marrëdhëniet e ndërsjella të qytetarëve;

7. Këto konkluzione të dërgohen te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Sekretariati për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit, Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit, Kisha Ortodokse e Maqedonisë, Bashkësia Fetare Islame, kryetari i komunës së Strugës dhe kryetari i komunës së Vevçanit, Komiteti për Marrëdhënie me Bashkësi Fetare dhe Grupe Religjioze dhe BNJVL-ja.

Click