Aktivitetet



E premte, 14 dhjetor 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 30-të që u mbajt dje, në lexim të parë shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte e pranishme znj.Irena Risteska, udhëheqëse Sektori në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila arsyetoi nevojën për miratimin e ligjit në aspekt të harmonizimit të tij me të drejtën e Bashkimit Evropian.

Në debat mori pjesë deputeti Mile Paçemski.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një "i përmbajtur" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click