Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetedy, të mbajtur më 18 qershor 2012, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për eksproprijim; 
  • Propozim-ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për eksproprijim dha drejtori i Drejtorisë për Punë Pronësore-Juridike, z. Zoran Krstanoski. 

Ai theksoi se ligji ekzistues për eksproprijim u miratua në vitin 1995. Në kohën e miratimit të tij ende në Republikën e Maqedonisë nuk ka pasur ligj për pronësi, i cili është dashur t'i rregullojë edhe format e së drejtës së pronësisë. Me miratimin e Ligjit për pronësi dhe të drejtat tjera juridike në vitin 2001 u parapanë tre forma të së drejtës së pronësisë: e drejtë e pronësisë private të personave fizikë dhe juridikë, pronësisë komunale dhe shtetërore. 

Kështu që, në pajtim me këtë Propozim-ligj, eksproprijimi si mënyrë e heqjes dhe kufizimit të së drejtës së pronësisë së patundshmërisë nënkupton konfiskim të pronësive ose kufizimit të së drejtës së pronësisë së patundshmërive si në pronësi private ashtu edhe në pronësi shtetërore dhe komunale.

Aspekti i dytë i rëndësishëm në pikëpamje të përmbajtjes së këtij Propozim-ligji është që ky i përcjell risitë në Ligjin për ndërtim, në dispozitat e të cilit objektet në Republikën e Maqedonisë definohen si objekte të kategorisë së parë ose objekte me interes publik të përcaktuara me ligj me rëndësi për Republikën e Maqedonisë dhe objekte të kategorisë së dytë, përkatësisht objekte me interes publik të përcaktuar me ligj me rëndësi lokale. 

Kjo nënkupton se konfiskimi i pronësisë së patundshmërive në procedurën për eksproprijim mund të bëhet për ndërtimin e objekteve dhe realizimin e punëve me interes publik të cilat janë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe për ndërtimin e objekteve dhe realizimin e punëve me rëndësi lokale. 

Si propozues në procedurën e eksproprijimit mund të jetë shteti kur bëhet fjalë për realizimin e interesit publik me rëndësi për Republikën e Maqedonisë ose komuna përkatëse kur bëhet fjalë për interes publik me rëndësi lokale.      

Me këtë Propozim-ligj për herë të parë futet parimi i kontraktimit, përkatësisht për propozuesin e eksproprijimit futet obligim t'i zbatojë dispozitat nga e drejta e kontraktimit dhe pronarit të patundshmërisë t'i ofrojë lidhje të kontratës për këmbim ose kontratës për shitje, ndërsa nëse pronari i patundshmërisë nuk e pranon këtë ofertë, atëherë do të ngrihet procedurë për eksproprijim. 

Pas eksproprijimit të kryer dhe themelimit të së drejtës së pronësisë të Republikës së Maqedonisë dhe njësive të vetadministrimit lokal dhe Qytetit të Shkupit, patundshmëria mund të jepet me koncesion, qira afatgjate dhe në shfrytëzim në pajtim me ligjet e veçanta, siç janë: Ligji për tokë ndërtimore, Ligji për lënda të para minerale, Ligji për energjetikë dhe ligje tjera. 

Shteti dhe vetadministrimi lokal si propozues të eksproprijimit nuk do të propozojnë eksproprijim vetëm për nevojat e tyre, por edhe për realizimin e interesit publik, i cili është përfshirë në më shumë ligje materiale, përkatësisht atje ku realizimi i interesit publik do të bëhet nga subjekte tjera. 

Me këtë Propozim-ligj, si dhe me ligjin ekzistues, mund të bëhet eksproprijim i plotë dhe jo i plotë. Për dallim nga eksproprijimi i plotë, me të cilin plotësisht konfiskohet prona, me eksproprijimin e pa plotë nuk konfiskohet prona, por vetëm kufizohet në themelimin e së drejtës së servitutit.

E drejta e servitutit themelohet te objektet infrastrukturore në linjë, me ç'rast propozues të eksproprijimit të paplotë është investuesi i objektit infrastrukturor në linjë në bazë të projektit të përpiluar në pajtim me Ligjin për ndërtim. 

E drejta e pronësisë mund të kufizohet edhe për realizimin e punëve paraprake të tokës me karakter gjeologjik, hidrologjik, urbanistik dhe karakter tjetër për hulumtime të detajuara gjeologjike dhe eksploatim të lëndëve të para minerale, si dhe përkohësisht të merret toka fqinje e cila është në funksion të ndërtimit dhe realizimi të punëve me interes publik. 

Lidhur me kompensimin e patundshmërisë së eksproprijuar, me Propozim-ligjin parashihet risi, sipas së cilës kompensimi i tregut përcaktohet nga ana e vlerësuesit të autorizuar, në pajtim me Ligjin për vlerësim, në të cilin është përcaktuar edhe mënyra e vlerësimit sipas metodologjisë dhe rregullores për standarde për vlerësim të vlerës së tregut. 

Sa i përket procedurës për eksproprijim edhe ky Propozim-ligj kryesisht i mban zgjidhjet e njëjta të ligjit ekzistues me modifikime të caktuara vetëm në aspekt të dëshmive të cilat propozuesi i eksproprijimit duhet t'i dorëzojë te propozuesi i eksproprijimit.

Në debatin mori pjesë deputeti z. Marjanço Nikollov.

Për Propozim-ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit, arsyetim hyrës dha i autorizuari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Lençe Tagasovska, udhëheqëse sektori në Ministrinë e Financave. 

Ajo theksoi se deri në vitin 2002 në Republikën e Maqedonisë profesioni kontabilist  është rregulluar me Ligjin për kontabilitet, sipas të cilit çdo subjekt ka pasur për obligim që mbajtjen e kontabilitetit t'ia besojë personit profesional (kontabilist përgjegjës). 

Me shfuqizimin e tij, kontabilitetin e shoqërive tregtare dhe organizatave jofitimprurëse filluan ta kryejnë shërbime interne, kontabilistë të jashtëm ose byro të kontabilitetit. 

Mosekzistimi i kritereve të definuara ligjore për kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit dhe mënyrës individuale të përcaktimit të aftësisë profesionale të kontabilistit nuk mund të garantojë kritere të njëjta për pranimin e përkatësisë së ndonjë personi në profesionin e kontabilitetit dhe kontribuojë për zhvillim dhe avancim të këtij profesioni. 

Mosrregullimi i marrëdhënieve dhe mosekzistimi i rregullave gjatë ushtrimit të këtij profesioni shpie në konkurrencë jolojale dhe në zvogëlimin e disiplinës në punë. 

Nga të gjitha këto shkaqe propozohet miratimi i Ligjit për kryerje të punëve të kontabilitetit  me të cilin do të rregullohet profesioni i kontabilitetit në Republikën e Maqedonisë. 

Me zgjidhjet e propozuara përcaktohen kriteret të cilat personat juridikë dhe fizikë duhet t'i plotësojnë që të fitojnë të drejtë për kryerje të punëve të kontabilitetit. 

Përcaktohet procedura dhe kushtet për dhënien e provimit për marrjen e certifikatës për kontabilist dhe kontabilist të autorizuar dhe përcaktohet e drejta që tregtari individ-kontabilist, tregtari-individ kontabilist i autorizuar dhe shoqëria të mund të kryejnë punë të kontabilitetit pas marrjes së licencës për punë nga Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar i Republikës së Maqedonisë si organ i vetëm profesional në nivel lokal. 

Të dhënat për realizuesit e punëve të kontabilitetit do të evidentohen në regjistrat të cilat do të publikohen në ueb faqen e Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë. 

Me qëllim të sigurimit të shërbimeve të kontabilitetit me cilësi të lartë, kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar do të kenë për obligim që profesionalisht të përsosen dhe puna e tyre do të jetë lëndë e kontrollit nga ana e Institutit. 

Në rast të lëndës së kryer të Ligjit, aktet e organizuara dhe operative të Institutit dhe Kodi etik i kontabilistëve profesionalë të IFAC kundër kontabilistit, përkatësisht kontabilistit të autorizuar, do të ngrihet procedurë disiplinore dhe do të shqiptohet masë disiplinore, ndërsa kundër shoqërive tregtare të cilët kryejnë punë të kontabilitetit do të ngrihet procedurë për kundërvajtje ose procedurë për heqje të licencës.

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Gjorgji Koxhabashiev, z.  Mile Andonov, znj.Vlladanka Aviroviq dhe z.  Borisllav Stojmenov, pastaj z.  Pavlle Gacev, përfaqësues i Agjencisë Pro agens; znj.Vera Rafajllovska, përfaqësuese e Konsalltingut dhe revizionit të Rafaellit dhe z. Dragi Mitkovski, kryetar i Dhomës së kontabilitetit  në Lidhjen e Dhomave ekonomike të Maqedonisë.

Në fund të debatit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 2 vota "të përmbajtur" konkludoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click