Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 32-të, të mbajtur më 18 qershor të vitit 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për veprimtari komunale - leximi I.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte prezent z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit përfaqësuesi i Qeverisë theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z.Bllagoja Stojanovski dhe z.Pançe Orcev.

Në fund, Komisioni unanimisht e miratoi Konkluzionin si vijon: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për veprimtari komunale – leximi I nga pikëpamja e nevojës për miratimin e ligjit, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 
     
Click