Aktivitetet



E enjte, 26 korrik 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetegjashtë, të mbajtur me datën 24 dhe 25 korrik 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për lëshimin e bonove-vauçerëve me vlerë (me procedurë të shkurtuar); 
  2. Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Rehabilitim i pjesës lindore të vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 1 - segmenti Kumanovë-Belljakovcë" (me procedurë të shkurtuar); 
  3. Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Modernizimi i bllokut 2 dhe bllokut 3 në TE Bitolla", që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM-it (me procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet dhanë znj.Marta Arsovska - Tomovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe z. Nedim Ramizi, zëvendësministër i Financave;
- Lidhur me Propozim-ligjin për lëshimin e bonove-vauçerëve me vlerë, zëvendësministri i shoqërisë informatike theksoi se me Ligjin propozohet lëshimi i bonove-vauçerëve me vlerë për sigurimin e kompjuterëve për studentë të rregullt nga familjet me gjendje të vështirë sociale të cilët për herë të parë janë regjistruar në vitin përfundimtar të studimeve, si dhe për studentët të cilët janë evidentuar si persona me nevoja të veçanta. 

Bonot-vauçerët me vlerë do të lëshohen në vlerë nominale prej 15.500 denarë dhe për zbatimin e Ligjit do të nevojiten gjithsej 46.500.000 denarë, të cilët janë siguruar në Buxhetin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Në mbledhjen e Komisionit u dhanë propozime për parashtrimin e amendamenteve, por përfaqësuesi i Qeverisë nuk u pajtua me ato propozime, ndërsa Komisioni nuk i miratoi meqë nuk morën numrin e duhur të votave.

- Zëvendësministri i Financave për Propozim-ligjin për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Rehabilitim i pjesës jugore të vijës hekurudhore të Korridorit VIII, faza 1 - segmenti Kumanovë - Belljakovcë", theksoi se me ndërtimin e këtij Korridori do të zhvillohet sistemi i transportit që do të kontribuojë në zmadhimin e këmbimit tregtar ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bulgarisë, përkatësisht përmirësimin e kalueshmërisë dhe lidhjen me vendet fqinje, në funksion të përmirësimit të konkurrencës dhe zhvillimit të ekonomisë dhe komunikimit me vendet evropiane. 

Me rehabilitimin e këtij segmenti do të kontribuohet në zvogëlimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e tij dhe sigurimin e komunikacionit, përkatësisht në përmirësimin e sigurisë gjatë transportit të njerëzve dhe të të mirave, kursimin e kohës, si dhe përfitimet ekologjike.  
Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij investimi arrin shumën prej 46.400.000 euro. Të njëjtit do të sigurohen nëpërmjet huas nga Banka Evropiane për ndërtim dhe zhvillim (BERZH). Huaja do të paguhet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. 
Për realizimin e aktiviteteve të paraparë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve duhet në buxhetin e tij të sigurojë mjete për shlyerjen e detyrimeve në bazë të TVSH-së. 

Afati i pagesës së huas nga neni 1 i këtij ligji është 15 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej katër vitesh. Huaja do të paguhet në 22 këste gjysmë vjetore, më 20 prill dhe 20 tetor në çdo vit, duke filluar nga 20 tetori i vitit 2016. Shkalla e kamatës është variabile dhe përbëhet nga EURIBOR gjashtëmujor i zmadhuar për margjinë prej 1%.  Shkalla e kamatës paguhet në nivel vjetor. 

- Lidhur me Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për projektin "Modernizimi i bllokut 2 dhe bllokut 3 në TE Bitolla", që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM-it, z. Nedim Ramizi theksoi se me revitalizimin dhe modernizimin e Termoelektranës Bitolla do të zvogëlohet emisioni i NOx, do të vazhdohet periudha e punës dhe do të zmadhohet efikasiteti i elektranës. 

Efekt pozitiv nga projekti është ndalimi i importit më të madh i energjisë elektrike, me çka në afat më të gjatë do të sigurohet stabilitet i sistemit elektroenergjetik nacional dhe harmonizimi me BE direktivën për lloj të tillë të stabilimenteve. 
Mjetet e nevojshme të paraparë për realizimin e projektit "janë 52.096.491,70 euro, me ç'rast 85% nga vlera e përgjithshme e investimit, përkatësisht 44.282.018 euro, do të sigurohen me hua nga Dojçe Banka, të ndarë në dy pjesë, në mënyrë adekuate në të dy blloqet të cilat duhet të revitalizohen, 15 përqindëshin tjetër të vlerës së përgjithshme të investimit do ta sigurojë SHA ELEM nga mjetet e tij. 

Për realizimin e projektit duhet të paguhet edhe hermes premi për sigurimin e eksportit në shumë prej 2.500.000 euro për pjesën e huas për bllokun 3 dhe 2.450.000 euro për pjesën e huas për bllokun 2. Premia plotësisht do të sigurohet nga huaja nga Dojçe Banka. Që këtu shuma e përgjithshme e huas nga Dojçe Banka do të jetë 49.232.018 euro. 

Huamarrësi do të jetë SHA ELEM, ndërsa Republika e Maqedonisë do të lëshojë garanci me të cilin do ta garantojë shlyerjen e detyrimeve dhe plotësimin e dispozitave nga Marrëveshja për hua, në afatet dhe kushtet e paraparë në Marrëveshjen.  

Huaja nga Dojçe Banka do të paguhet në 24 këste të barabartë gjysmë vjetore. Pagesa duhet të fillojë 6 muaj pas datës së gatishmërisë për punë në bllokun e modernizuar.  Shkalla e kamatës është variabile, e cila paraqet përmbledhje nga EURIBOR-i gjashtëmujor plus margjinë prej 1.675% në vit. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i shqyrtojë dhe miratoje ligjet.

Click