Aktivitetet



E Mërkurë, 12 korrik 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetekatër, të mbajtur më datën 5, 9, 10 dhe 11 korrik 2012, si trup punues amë në lexim të dytë i shqyrtoi: Propozim-ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit dhe Propozim-ligjin për eksproprijim.

Për Propozim-ligjin për kryerjen e punëve të kontabilitetit, Komisioni shqyrtoi gjithsej 86 amendamente, të parashtruara nga propozues të autorizuar, prej të cilave 14 u miratuan.

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin me propozim të deputetit Marjanço Nikollov, Komisioni për Financim dhe Buxhet parashtroi dy amendamente.

Lidhur me Propozim-ligjin për eksproprijim u parashtruan 3 amendamente të cilat Komisioni nuk i miratoi.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një votë "të përmbajtur" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar për përgatitjen e Propozim ligjit të plotësuar për kryerjen e punëve të kontabilitetit.  

Komisioni me pesë vota "për" dhe dy vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për eksproprijim.

Click