Aktivitetet



E premte, 21 shtator 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetenëntë, të mbajtur më 18 shtator të vitit 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa komunale;  
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë; 
  3. Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi fitimin personal dhe detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM "Infrastruktura" Shkup.        

Duke marrë parasysh atë që në afatin e caktuar me Rregulloren për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa komunale dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruan amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë përmbushur kushtet për përpunimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjet.

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi fitimin personal dhe detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM "Infrastruktura" Shkup, dha zëvendësministri i Financave, z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është tejkalimi i problemeve me të cilat ballafaqohet NP HM Infrastruktura - Shkup, ndërsa të cilat dalin në bazë të tatimit për vitin 2009, 2010 dhe 201, borxh në bazë të takimit mbi të ardhurat personale që daton nga viti 1997 deri në vitin 1998 dhe borxh në bazë të kredive të paguara nga ana e shtetit ndaj shtetit të huaj në periudhën 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011, ndërsa për të cilat njëkohësisht ngarkohet me borxh edhe NP HM Infrastruktura. 

Propozohet të bëhet shndërrimi i kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi fitimin personal dhe detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM "Infrastruktura" Shkup. 

Ndërmarrja një periudhë të gjatë nuk mund t'i balancojë të hyrat me shpenzimet dhe të sigurojë stabilitet financiar, me ç'rast gjeneron humbje të vazhdueshme. 

Kompensimin për qasje në infrastrukturën hekurudhore e paguan vetëm një transportues dhe i njëjti nuk mund të zmadhohet mbi nivelin e pranuar nga tregu transportues, ndërsa për mbulimin e këtij shpenzimi duhet të sigurohen mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. 

Likuiditeti i ndërmarrjes është rrezikuar nga pamundësia për arkëtimin e kërkesave në bazë të kompensimit për shfrytëzimin e infrastrukturës hekurudhore nga HM Transport SHA Shkup, i cili është operator i vetëm në këtë moment dhe është rreth 170 milion denarë.  Humbjet të cilat gjenerohen në nivel vjetor në mënyrë të tërthortë e zvogëlojnë kapitalin, i cili është pronë e shtetit. 

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për tatimin mbi fitimin në vitin 2009, tatimi mbi fitimin paguhet në shpenzime të papranuara në bilancin tatimor.  Në ndërmarrjen gati se gjithë shuma (99%) e shpenzimit të papranuar në bilancin tatimor për vitin 2009, 2010 dhe 2011 është dallimi ndërmjet amortizimit të kontabilitetit dhe të vlerësuar.  Për këtë shpenzim nuk nevojitet derdhje mjetesh monetare që faktikisht paraqet zmadhim joreal të bazës për përllogaritjen e tatimit mbi fitimin. 

Me ndryshimet e reja të Ligjit për tatimin mbi fitimin (prill 2011) në përllogaritjen e tatimit mbi fitimin është përjashtuar efekti i dallimit ndërmjet amortizimit të kontabilitetit dhe të vlerësuar, me çka problemi është tejkaluar në mënyrë sistematike.  Obligimi i papaguar në bazë të tatimit mbi fitimin për periudhën e cekur është 105.8 milion denarë.  Obligimi në bazë të tatimit mbi fitimin personal nga viti 1997 dhe 1998 është 97 milion denarë në bazë të kryegjësë dhe 560 milion denarë në bazë të kamatës. 

Ndërmarrja ka obligime të pashlyera dhe në bazë të kredive ndaj Ministrisë së Financave dhe përfundimisht me 31 maj 2012 i njëjti është 189 milion denarë. 

Meqë ndërmarrja nuk mund të merr mjete për t'i serviusuar obligimet në bazë të kredive ndaj institucioneve të huaja financiare, Ministria e Financave obligimet e maturuara për anuitete për kredi i servison rregullisht, ndërsa e ngarkon me borxh ndërmarrjen me shumën e njëjtë në kundërvlerë me denarë. 

Obligimet e maturuara për kredi ndaj Agjencisë për rrugët shtetërore janë në bazë të mjeteve të shfrytëzuara nga Huaja 4859-MK e lidhur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore për Projektin TTFS 2.  

JP HM "Infrastruktura" ka lidhur marrëveshje me Agjencinë për rrugët shtetërore, me të cilën obligohet që mjetet për pagesën e obligimeve në bazë të kryegjësë, kamatës dhe shpenzimeve tjera për pjesën e tij të huas t'ia sigurojë dhe paguajë Agjencisë në kohë dhe në afatin e caktuar. 

Ndërmarrja ballafaqohet me mungesë të mjeteve dhe obligimi i papaguar ndaj Agjencisë për rrugë shtetërore është rreth 2 milion denarë.   

Me shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi fitimin personal dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në JP HM Infrastrukturë Shkup, do të mundësohet konsolidimi financiar i ndërmarrjeve dhe do të sigurohet mënyrë e sigurt e zhvillimit të trafikut të pasagjerëve dhe të mallrave.
                                                   
Në debatin morën pjesë deputetët: z.Marjanço Nikollov, z.Stojko Paunovski, znj.Vlladanka Aviroviq, z.Gjorgji Koxhabashiev dhe z.Mile Andonov.

Komisioni me pesë vota "për" dhe dy "të përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click