Aktivitetet



E mërkurë, 6 qershor 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetenjë, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi: 

1. Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaja dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup; 
2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës; 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatime mbi pronën; 
4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për procedura tatimore; 
5. Propozim-ligjin për marka të avokatit; 
6. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për taksa administrative.

Lidhur me Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në depozitë të përhershme në HM Transport SHA Shkup, u parashtrua dhe u miratua një amendament.  Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren janë plotësuarkushtet për përpilimin e propozimit të plotësuar.
Me 6 vota "për" dhe një votë "të përmbajtur" për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tatimet mbi pronën, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore dhe Propozim-ligjin për marka të avokatit dhe njëzëri për Propozim-ligjin për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës.

 

 

 

Click