Aktivitetet



E hanë, 23 korrik 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetepestë, të mbajtur më datën 18 dhe 19 korrik 2012, si trup punues amë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dore, të parashtruar nga deputetët Radmilla Sheqerinska Jankovska, Gordan Georgiev, Natasha Savova Sallkovska, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska Daneva, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimovski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Biljana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupco Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pance Orcev, Goran Sugarevski, Svetanka Ivanova, Save Marackov, Svetllana Mazgallovska Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Veljanoski, Erdogan Sarac, Divna Jovkovska Eftimovska, Mende dinevski, Stojko Paunovski, Rejhan durmishi, Fijat Canovski, Lence Nikollovska, Mevmet Xhemajllovski, Safet Bishevac, Tito Petkovki, Ivon Veliçkovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska dhe Nikollçe Acevski (në lexim të parë); 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori doganore (leximi i parë); 
  3. Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2011;
  4. Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2011;
  5. Raportin vjetor të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011;
  6. Raportin për punën e Komisionit për Letra me Vlerë në vitin 2011; 
  7. Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion në vitin 2011; 
  8. Raportin vjetor për punën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011 dhe Raportin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011.

- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesve, z.Goran Sugarevski. 

Ai theksoi se ndryshimet e propozuara janë në drejtim të zvogëlimit të gjobave të larta dhe zvogëlimit të kohëzgjatjes së ndalimit për ushtrimin e veprimtarisë në hapësirë afariste të personit juridik dhe fizik të paraparë në zgjidhjen ekzistuese ligjore. 

U theksua se është e papranueshme që me zgjidhjen e vazhdueshme ligjore parashihet dënim i barabartë pa dallim të peshës së kundërvajtjes së kryer. Është e pakontestueshme se tatimpaguesit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe rregullisht dhe në kohë t'i plotësojnë obligimet e tyre ndaj shtetit. 

Propozohet që para se të shqiptohet dënimi ndalim për ushtrimin e veprimtarisë, tatimpaguesit t'i jepet vërejtje. 

Ndryshimet e propozuara nuk janë në funksion të evazionit fiskal dhe mbrojtjes së tatimpaguesve që shmangin tatimin, por qëllimi kryesor është që të zvogëlohen dënimet dhe të futet instituti vërejtje, me qëllim që të mbrohen tatimpaguesit dhe për mospajtime më të vogla në qarkullimin e regjistruar dhe qarkullimin në arkë dënohen me dënime më të larta.    

Komisioni me një votë "për" dhe gjashtë vota "kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori doganore, arsyetim hyrës dha i autorizuari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Stojmiroska, udhëheqëse e Sektorit në Ministrinë e Financave. 

Ai theksoi se qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është të mundësohet që të punësuarit të cilët punojnë në Drejtorinë doganore dhe të cilët kanë status të nëpunësve shtetërorë të sistemohen nëpër vende të punës me status të nëpunësit doganor.

Gjegjësisht, me Marrëveshjen për marrjen e nëpunësve shtetërorë, Drejtoria doganore ka marrë 40 nëpunës shtetërorë dhe i ka sistemuar nëpër vende pune me status të nëpunësve shtetërorë në njësinë organizuese për kontabilitet dhe financa, njësinë organizuese për punë teknike administrative dhe kabinetin e drejtorit. 

Meqë puna e përditshme tregon se numri i nëpunësve shtetërorë të paraparë dhe të marrë në këto njësi organizuese është më shumë se numri i nevojshëm për kryerjen e kompetencave të këtyre njësive organizuese, ndërsa për shfrytëzimin e rregullt të resurseve njerëzore, nevojitet që të punësuar të caktuar me status të nëpunësve shtetërorë të sistemohen nëpër vende të punës me status të nëpunësit doganor, ku do të mund të japin kontribut për kryerjen e kompetencave të Drejtorisë doganore. 

Duke marrë parasysh faktin se Drejtoria doganore ka nevojë për plotësimin e vendeve të punës të cilat janë me status të nëpunësit doganor, ndërsa të cilat janë drejtpërdrejtë të përfshirë në realizimin e kompetencave themelore të Drejtorisë doganore nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër në Drejtorinë doganore të punësuarit të cilat janë me status të nëpunësve shtetërorë të cilat plotësisht si resurse njerëzore nuk shfrytëzohen në procesin e punës, propozohet krijimi i mundësisë juridike për sistemimin e të punësuarit i cili nuk ka status të nëpunësit doganor në vendin e punës me status të nëpunësit doganor. 

Komisioni me shtatë vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-  Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2011, e arsyetoi kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit, z.  Klime Popovski. 
Ai theksoi se qëllimi kryesor i Agjencisë për supervizion të sigurimit është mbrojtja e interesave të të siguruarve nëpërmjet sigurimit të tregut stabil të sigurimit. 

Me kompetencat e saj ligjore Agjencia për supervizion të sigurimit ka për obligim të bëjë supervizion mbi të gjitha subjektet e tregut për sigurim, ndërsa si subjekte paraqiten shoqëritë për sigurim, shoqëritë siguruese-brokere, shoqëritë për përfaqësim në sigurimin, byroja nacionale, përfaqësuesit dhe brokerët. 

Gjithashtu ka kompetencë të miratojë akte nënligjore të cilat dalin nga ligjet e përmendur, të japë leje dhe licenca, si dhe të shqiptojë masa ndaj subjekteve të cilat marrin pjesë në tregun e sigurimit. 

Gjatë vitit 2011 në sferën e rregullativës u miratuan 18 akte nënligjore dhe ndryshime të 6 akteve nënligjore të miratuar në vitin 2010, u formua Komision për Kundërvajtje dhe Komision për Ndërmjetësim dhe u miratuan rregullore për punën e tyre.

Në sferën e licencimit është licencuar 1 leje për themelimin e shoqërisë së re për sigurim e jetës; janë lëshuar 4 licenca për shoqërinë siguruese-brokere; 1 licencë për shoqërinë për përfaqësim; 1 leje për klasën e re të sigurimit; 4 pëlqime për kryerjen e funksionit anëtar i organeve të menaxhimit; 16 pëlqime për ndryshimin e statuteve të shoqërive për sigurim; 14 pëlqime për kryerjen e revizionit nga ana e shoqërisë për revizion; 3 pëlqime për pjesëmarrje të kualifikuar; 202 licenca për përfaqësues të sigurimit dhe 196 licenca për brokerë të sigurimit.
 
Agjencia për supervizion të sigurimit gjatë vitit 2011 filloi me trajnim të aktuarëve kohëzgjatja e të cilëve është 2 vjet. Agjencia kryen supervizion jashtëterrenit dhe në terren dhe e kontrollon punën e subjekteve të tregut të sigurimit.

Gjatë vitit 2011 u nënshkruan memorandume për bashkëpunim me të gjitha trupat rregullatorë të vendit prej ku ka investime të huaja në Republikën e Maqedonisë.  Gjithashtu u përkushtua vëmendje e veçantë e përforcimit të kapacitetit të Agjencisë nëpërmjet trajnimeve të të punësuarve.
 
Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2011;
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Agjencia për supervizion të Sigurimit.

- Në arsyetimin e Raportit financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2011, z. Popovski theksoi se 10% nga shpenzimet e planifikuara janë kursyer dhe vendosur në fondin rezervues. Në pjesën e të hyrave ai informoi se aq sa është planifikuar, aq edhe është realizuar. 

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion te sigurimit në vitin 2011; 
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet të Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Agjencia për supervizion të Sigurimit.

- Lidhur me Raportin vjetor të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011; Popovski theksoi se tregu i sigurimit gjatë vitit 2011 shënon rritje nëpërmjet indikatorit më të rëndësishëm, ndërsa ky është premia bruto e plasuar. 

Premia e përgjithshme bruto e plasuar është zmadhuar për 5%. Te sigurimi jojetësor ka rritje prej 3%, ndërsa te sigurimi jetësor ka rritje prej 40%.  

Lidhur me kapitalizmin, si indikator më i rëndësishëm me të cilin matet stabiliteti financiar i shoqërive për sigurim, mund të thuhet se ato janë kapitalizuar në mënyrë solide, meqë 4.2 është niveli i kapitalizmit në krahasim me margjinën e solvencës, ndërsa kjo është minimalja e nevojshme e kapitalit. 

Lidhur me mjetet e përgjithshme të shoqërisë për sigurim, shënohet rritje prej rreth 8% si rezultat i zhvillimit të shoqërisë për sigurim. Nëse shqyrtohet rezultati financiar në nivel të industrisë në vitin 2011, u konstatua humbje prej 73 milion denarë dhe kjo ka të bëjë me humbjen e të dy shoqërive për sigurim.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011; 
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet të Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Agjencia për supervizion të Sigurimit.

- Për Raportin për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, arsyetim hyrës dha kryetarja e Komisionit, znj.Marina Naqeva - Kavrakova. 

Ajo theksoi se prioritete më të mëdha të Komisionit në vitin 2011 kanë qenë krijimi i tregut të zhvilluar, të rregulluar, transparent i letrave me vlerë integriteti i lartë i të cilit është garant për besim të të gjithë pjesëmarrësve të tregut të kapitalit, madje mbrojtje të të drejtave dhe interesave të investuesve, e veçanërisht të investuesve të pakët në tregun e kapitalit, që paraqet kusht themelor për përmirësimin e klimës investuese në Republikën e Maqedonisë. 

Në vitin 2011 Komisioni e orientoi vëmendjen e saj ndaj monitorimit të drejtpërdrejtë të realizimit të tregtimit në Bursën dhe ndaj kryerjes së kontrollit direkt dhe indirekt mbi punën e palëve të Bursës në funksion të zbulimit dhe sanksionimit të veprimeve të ndërmarrë të ndaluara, nga ana e pjesëmarrësve tregtarë dhe atë autorizuar. 

Sigurimi i transparencës më të madhe të shoqërisë aksionare me obligime të veçanta për njoftimin është njëra prej qëllimeve strategjike të Komisionit për Letra me Vlerë, që u theksua në Strategjinë për zbatimin e Ligjit për letra me vlerë në periudhën 2007/2012. 

Në pjesën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Komisioni ka bashkëpunuar me më shumë rregullatorë nga rajoni dhe në mënyrë aktive ka marrë pjesë në punën e organizatës ndërkombëtare të Komisioneve për Letra me Vlerë, Komiteti rajonal Evropian dhe Komiteti për Tregjet në Zhvillim.  
                                  
Komisioni me gjashte vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit ta miratojë konkluzionin në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011; 
  2. Ky konkluzion bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Komisioni për Letra me Vlerë.

- Arsyetim hyrës për Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion në vitin 2011 dha zëvendësministri i revizorit kryesor shtetëror, z. Naser Ademi. 

Ai theksoi se puna e Entit shtetëror për revizion në vitin 2011 është realizuar në pajtim me Ligjin e ri për revizion shtetëror, të miratuar në vitin 2010, i cili siguroi bazë solide për përforcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve operative, pavarësi funksionale dhe financiare të Entit shtetëror për revizion në pajtim me Deklaratën e Limës dhe Meksikës. 

Organizimi dhe sistematizimi i ri i Entit shtetëror për revizion nga muaji shkurt i vitit 2011 ishte rezultat i harmonizimit me Ligjin për nëpunës shtetëror dhe ky ka mundësuar rigrupimin e subjekteve të revizionit, ndërsa me atë edhe ndarje me racionale të resurseve të brendshme. 

Efekti nga këto ndryshime pozitive është zmadhimi i numrit të revizioneve të suksesit, përfshirja më e madhe e subjekteve për revizion dhe numër të zmadhuar të revizorëve të përfshirë në këtë lloj të revizioneve. 

I është përkushtuar vëmendje të madhe funksionit sigurim të cilësisë së revizioneve, zbatim të rekomandimeve nëpërmjet revizioneve follow-up, trajnim profesional dhe ndërtimi etik i të punësuarve. 

Ne planin ndërkombëtar, Enti shtetëror për revizion e ka përforcuar praninë e tij me përfshirjen në punën e më shumë trupave punues lidhur me realizimin e Planit strategjik të EUROSAI 2011-2017 dhe promovimin e etikës dhe integritetit te IRB dhe institucionet në administratën publike. 

Prioritet i ESHR për periudhën e ardhshme është finalizimi i iniciativës së deputetëve nga muaji shkurt 2011 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me çka Enti shtetëror për revizion do të definohet si institucion i pavarur për revizion të jashtëm në Republikën e Maqedonisë dhe riafirmimi i komunikimit me Kuvendin, me qëllim të kuptimit më të mirë të raporteve të revizorit dhe bashkëpunimi sipas shembullit të praktikës evropiane. 

Në vitin 2011 janë kryer 77 revizione, prej të cilave 70 revizione të raporteve financiare, bashkë me revizionet e harmonizimit dhe 7 revizione të suksesit. 

  • Në bazë të debatit, Komisioni me gjashtë vota "për" dhe një "i përmbajtur" konkludoi t'i propozojë Kuvendit t'i miratojë Konkluzionet në vijim:
  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion në vitin 2011;
  2. Kuvendi konstatoi se Enti shtetëror për revizion aktivitetet e tij i realizon në pajtim me kompetencat e paraparë në Ligjin për revizion shtetëror i cili është harmonizuar me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian dhe Deklaratën e Meksikës për pavarësi të institucioneve të larta revizore;
  3. Kuvendi gjithashtu konstatoi se Strategjia e Entit shtetëror për revizion 2010 - 2014;
  4. Duke marrë parasysh atë që Enti shtetëror për revizion në raportet e revizorit ka konstatuar numër të madh të fakteve veçanërisht lidhur me mosharmonizimin me rregullativën ligjore dhe dispozitat dhe faktet të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve në kundërshtim me dispozitat ligjore, Kuvendi konsideron se është e nevojshme që Enti shtetëror për revizion në kuadër të kompetencës së tij të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes së tillë, duke pasur parasysh rekomandimet për raportet e revizorit;
  5. Edhe pse përqindja e veprimit për rekomandimet nga ana e subjekteve të cilat kanë qenë lëndë e revizionit është e lartë, Kuvendi vlerësoi se nevojitet përcjellje e vazhdueshme e zbatimit të rekomandimeve nga ana e Entit shtetëror për revizion me shfrytëzimin e qasjeve të ndryshme për mbledhjen e informatave për masa të ndërmarrë për rekomandimet e dhënë;
  6. Për shkak të zbulimit në kohë të shmangies së standardeve të pranuara dhe shkeljes së principeve të ligjshmërisë, efikasitetit, efektivitetit dhe ekonomizimit në menaxhimin me mjetet publike, Kuvendi konsideron se Enti shtetëror për revizion duhet të dërgojë rekomandime të qarta te subjektet shfrytëzues të mjeteve publike për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim që në të ardhmen shmangiet dhe shkeljet të ndërpriten.
  7. Këto konkluzione bashkë me Raportin e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të dorëzohen te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave dhe Enti shtetëror për revizion. 
Click