Aktivitetet



E martë, 31 korrik 2012,

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetepestë, të mbajtur më 20 korrik 2012 si trup punues amë shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2011 dhe Raportin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2011.

Në mbledhje të Komisionit, morri pjesë guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, z.  Dimitar Bogov, i cili i prezantoi Raportet për vitin 2011 dhe njëkohësisht në pajtim me nenin 40, paragrafi 2 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë e informoi Komisionin në lidhje me çështjet e politikës monetare dhe sistemit financiar dhe për gjendjen e ekonomisë në periudhën e kaluar të vitit 2011.

Ai gjithashtu theksoi se karakteristikë themelore për vitin 2011 janë lëvizjet dhe oscilimet e ndryshme të pjesës së parë dhe të dytë të vitit. Arsye kryesore për këtë është ndikimi i mjedisit ndërkombëtar.

Pasojat nga kriza ekonomike botërore dhe nga kriza debitore u ndien edhe në vendin tonë, e cila si ekonomi e hapur nuk kishte mundësi që tu shmangej ndikimeve të jashtme.

Në pjesën e parë të vitit 2011 aktiviteti ekonomik global vazhdoi të shënojë rritje, por me një dinamikë të ngadalësuar. Rritja ekonomike globale gjatë vitit 2011 ishte 3,8%, përkundër 5,2% në vitin 2010. Inflacioni mesatar në suazat globale u zmadhua dhe arriti nivel prej 5%, në krahasim me 3,7% gjatë vitit paraprak.

Arsye themelore për shkallët e këtilla të inflacionit është  rritja e çmimeve të ushqimit, naftës dhe metaleve, që u reflektua mbi çmimet e këtyre produkteve edhe në vendin tonë.

Në pjesën e dytë të vitit çmimet filluan të stabilizohen edhe atë para se gjithash për shkak të zvogëlimit të kërkesave në kushtet e pritjeve të ndryshme për lëvizjen e aktivitetit ekonomik global.

Si rezultat i zmadhimit të çmimeve botërore të lëndëve energjetike dhe ushqimit, por edhe për shkak të zmadhimit të çmimeve të rregulluara të vendit , inflacioni gjatë muajit maj të vitit 2011 e arriti nivelin maksimal prej 5,2%.

Me zvogëlimin e presioneve të inflacionit global dhe marrjes së masave administrative dhe tatimore, inflacioni i vendit në pjesën e dytë të vitit filloi të ngadalësohet dhe arriti nivelin prej 3,4%.

Ngadalësimet e aktivitetit ekomomik te pjesa më e madhe e partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Republikës së Maqedonisë u reflektua në ngadalësimin e kërkesës efektive të vendeve të huaj për produktet maqedonase. Gjatë vitit 2011 kjo realizoi një rritje minimale prej 0,1%, përkundër 0,6% gjatë vitit 2010.

Ekonomia maqedonase  vazhdoi që të shërohet gjatë vitit 2011. Rritja reale e BPV ishte 3%, që paraqet një ngritje dyfish më të lartë në raport me vitin paraprak kur i njëjti ishte 1,8%. Shkalla e realizuar e rritjes kryesisht doli nga rritja prej 5,2% në pjesën e parë të vitit.
Në pjesën e dytë të vitit, si rezultat i përkeqësimit të trendeve makroekonomike, aktualizimi i sërishëm i krizës debitore në evro-zonën dhe valës së re të pasigurisë, rritja ekonomike ngadalësoi dhe ishte 1,2%.

Përkundër të gjithave oscilimeve, në fund të vitit 2011 rezervat devizore shënuan rritje në bazë vjetore dhe arriti nivel më të lartë historik prej 2.069 milion euro.

Bruto borxhi i jashtë, gjatë vitit 2011 arriti nivelin prej 4.874,8 milion euro ose 66,7% nga BPV.

Në fund të vitit 2011 neto-ngarkesa e ekonomisë maqedonase zvogëlohet për 22,6% dhe ishte 960,1 milion euro ose 13,1% nga BPV.
Gjatë vitit 2011 u bënë disa ndryshime në vënien e politikës monetare nga aspekti i instrumenteve monetare dhe kërkesave prudente ndaj bankave.

Banka Popullore aplikoi një instrument të ri-bono për depozit gjashtë mujor, që është me karakter të kujdeshëm dhe ka të bëjë për përkrahjen e stabilitetit financiar të vendit.

BPRM morri vendim për ndryshime në pronësinë e instrumentit monetar rezervë e detyrueshme, me çrast bankat lirohen nga ndarja e rezervës së detyrueshme për obligimet ndaj personave fizik për depozitat e afatizuara me afat të kontraktuar mbi dy vjet, si dhe ndaj  obligimeve në bazë të repo-transaksioneve në denarë.

Ky ndryshim është në drejtim të stimulimit të kursimit afatgjatë nga ana e personave fizik dhe nxitjes së zhvillimit të tregut-repo, si segment i tregjeve të parave. 

Gjatë vitit 2011 u bënë ndryshime në menaxhimin me rrezikun e likuiditetit të bankave, me çrast u bë lehtësimi i kushteve për plotësimin e përcaktimit të minimum nivelit të likuiditetit të bankave.

Karakteri i kujdesisë së politikës fiskale u ruajt edhe gjatë vitit 2011, me ruajtjen e një deficiti buxhetor stabil dhe relativisht të ulët dhe niveli i ulët relativ i borxhit publik, i cili shënon një rritje jo të konsiderueshëm. Gjatë vitit 2011 deficiti i përgjithshëm buxhetor ishte 2,6%, nga BPV dhe nuk ishte jashtë kornizave të projektuara. Nevoja për financimin e deficitit, kushtet e rritjes së kufizuar të borxhit publik në nivel prej 28,6% nga BPV.

Gjatë vitit 2011 është shënuar një rritje e agregateve monetare dhe kreditore edhe e masës së përgjithshme të parave e cila shënoi një rritje prej 9,7%. Potenciali depozitor i bankave vazhdoi të zmadhohet dhe arriti nivel prej 10,6%.

Kontribut më të madh në krijimin e bazës depozituese kishte kursimi i qytetarëve, kurse analiza e strukturës valutore referon në tentimet e zmadhuara të kursimit në valutën  e vendit, respektivisht në zmadhim të procesit të #denarizimit#. Ky proces veçmas u përforcua kah fundi i vitit si rezultat i eskalimit të krizës debitore në euro-zonën, që solli deri te zmadhimi i shndrimit të depoziteve nga euro në denarë. 

Gjatë vitit 2011, bankat vazhduan që ta zmadhojnë përkrahjen kreditore të ekonomisë së vendit. Në fund të vitit, kreditë e lejuara sektorit privat ishin 8,5%, përkundër 7,1% në vitin paraprak. Sektori bankar gjatë vitit 2011 ishte stabil, por me një rritje të shënuar të rrezikut kreditor te bankat.

Sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2011 e përbëjnë 17 banka dhe 8 kursimore. Numri i bankave është zvogëluar për një bankë, si rezultat i bashkimit të Stater banka SHA Kumanovë me Centrallna Koperativna Banka AD Shkup. Investimet e huaja në sektorin bankar gjatë vitit 2011 u zmadhuan për 2.037 milion denarë dhe gjithsejtë janë 4.765 milion denarë.

Gjatë vitit 2011 në mënyrë të matur u përshpejtua rritja e aktivitetit kreditor të bankave. Ende është prezent një qëndrim i rezervuar i bankave për kreditim, kryesisht në pjesën e dytë të vitit 2011 dhe ndërlidhet me krizën debitore në euro-zonën dhe pasiguria në lidhje me shërimin e aktivitetit ekonomik të vendit.

Determinim i rëndësishëm i aktivitetit të ardhshëm kreditor, në kushtet e burimeve stabile të vendit në financimin e bankave, është kualiteti i projekteve për të cilat kërkohet përkrahje kreditore. Rritja e kredive jofunksionale është një konfirmim se ende ekzistojnë rreziqe që kryesisht janë determinuar nga pasiguria në lidhje me tempon e aktivitetit ekonomik të vendit dhe kërkesës nga jasht.

Nga ana tjetër, përforcohen aktivitete e bankave për avancimin e sistemit për menaxhim me rrezikun kreditor që gjatë miratimit të kredisë së ekspozimit kreditues, që paraqet një faktor të patejkalueshëm për kualitetin e portfolios kreditore.

Gjatë vitit 2011, bankat e kanë ruajtur likuiditetin e tyre në nivelin e duhur. Mjetet likuide shënuan rritje në bazë vjetore, por me një ngadalësim të shënuar, krahasuar me vitin 2010.

Ruajtja e një pozicionit të likuiditetit stabil dhe të lartë, si dhe rreziku i zmadhuar kreditor gjatë vitit 2011, sollën në zvogëlimin e profitit të sistemit bankar. Fitimi i treguar në fund të vitit është gjysma më e vogël se ajo e realizuara gjatë vitit paraprak.

Menaxhimi me rezervat devizore, që është një nga funksionet themelore të Bankës Popullore, vazhdoi edhe në kushtet e jostabilitetit të tregjeve financiare, nëpërmjet ruajtjes së inflacionit stabil dhe kursit fiks dhe stabil të denarit në raport me euron.

Gjatë vitit 2011 Banka Popullore filloi me lidhjen e repo-transaksioneve me banka të huaja komerciale, respektivisht transaksione të huazimit të letrave me vlerë, përmes lidhjes njëkohësisht të repo dhe anasjelltas repo-transaksione, me çrast për sigurim të huazimeve të letrave me vlerë merren letra me vlerë që i përmbushin kriteret për investim në rezervat devizore.

Transaksionet për huazim të letrave me vlerë paraqitën mundësi investuese për shfrytëzimin e portfolios së letrave me vlerë për sigurimin e të ardhurave plotësuese.
      
Në fund të fjalisë hyrëse, guvernatori theksoi se ende ekziston një pasiguri e lartë lidhur me efektet e krizës ndaj ekonomisë globale, efektet mbi ekonominë maqedonase , si një ekonomi e vogël dhe e hapur, do të varen para se gjithash nga fuqia e krizës që do ti godasë partnerët tanë të rëndësishëm tregtarë. Para se gjithash, nuk pritet se pasojat eventualisht negative do të kenë aq intensitet të fuqishëm, si ai në fillim të krizës globale.

Në debat morën pjesë deputetët: Marjanço Nikollov, Mile Andonov, Stojko Paunovski dhe Vlladanka Aviroviç.

Komisioni njëzëri e miratoi këtë konkluzë:

  • Komisioni për financim dhe buxhet e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Bankës Popullore te Republikës se Maqedonisë gjate vitit 2011 dhe Raportin e Bankës Popullore te Republikës se Maqedonisë për sistemin bankar te Republikës se Maqedonisë gjate vitit 2011.
Click