Aktivitetet



E mërkurë, 29 gusht 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjetepestë, të mbajtur më 23 gusht 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi:

  • Ndryshimin dhe plotësimin e Programit Vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2012.

 Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, ishte i pranishëm z. Robert Ordanovski, drejtor i Agjencisë dhe z-nj. Gordana Klinçarova, kryetare e Komisionit për Komunikime Elektronike.

 Në arsyetimin e Programit për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike, drejtori i Agjencisë theksoi se aktivitetet e Agjencisë për Komunikime Elektronike dalin nga kompetencat e saj të përcaktuara në Ligjin për komunikime elektronike dhe dispozitat e miratuara në bazë të tij.

 Me diskutimin e vet u paraqit deputeti Jani Makraduli.

 Në fund të diskutimit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 5 vota "kundër" e miratoi Konkluzionin si vijon:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi Ndryshimin dhe plotësimin e Programit Vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2012;
  2. Ky konkluzion të dërgohet në Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.     
Click