Aktivitetet



E premte, 21 shtator 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Tridhjeteshtatë, të mbajtur më 19 shtator 2012, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-strategjinë nacionale për ujëra.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.Abdulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,

Në arsyetimin e Propozim-strategjisë nacionale për ujëra, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e këtij propozimi, duke arsyetuar më konkretisht përmbajtjen si dokument i cili është përpiluar nga personat profesional relevant dhe institucionet në një procedurë transparente me mbajtjen e debateve publike të organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Ai në veçanti theksoi se strategjia nacionale është një dokument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme.

Në diskutimin për Propozim-strategjinë nacionale për ujëra mori pjesë deputetja znj.Ane Llashkoska.

Në fund Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-strategjinë nacionale për ujëra dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i propozon që ta miratojë të njëjtin. 
Click