Aktivitetet



E hënë, 10 shtator 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e tridhjetetetë, të mbajtur më 6 shtator të vitit 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:

1. Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa komunale (leximi i parë); 
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë). 

- Arsyetim hyrës për Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi, i cili theksoi se kjo e reflekton politikën fiskale e cila është realizuar në vitin e kaluar dhe shkallën e realizimit të politikave dhe masave të përcaktuara dhe madje jep pasqyrë mbi menaxhimin me financat publike dhe shfrytëzimin e tyre nga shfrytëzuesit buxhetor.

Gjatë vitit 2011 vazhdoi rimëkëmbja e ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, duke regjistruar rritje reale prej 3%.  Investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë qenë 4.2% nga PBV, dyfish më të larta në krahasim me vitin 2010. 

Gjithashtu, janë vërejtur lëvizje pozitive në tregun e punës, në drejtim të zvogëlimit të shkallës së papunësisë në 31.4% në krahasim me 32% në vitin 2010. Niveli i borxhit të jashtëm i shtetit në fund të vitit 2011 është 28.2%. 

Të hyrat e përgjithshme të Buxhetit janë realizuar në shumë prej 137.166.000.000 denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë realizuar në shumë prej 148.649.000.000 denarë, përkatësisht 92.9% nga të planifikuarat. Nga banka botërore janë siguruar 130 milion euro të cilat do të shfrytëzohen për financimin e deficitit në vitin e ardhshëm fiskal. 

Gjatë vitit 2011 Qeveria e Republikës së Maqedonisë rregullisht i ka servisuar obligimet lidhur me pagesën e pensioneve në javën e parë të muajit, kompensimeve sociale, shërbimeve shëndetësore nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor të institucioneve shëndetësore publike dhe është realizuar shuma më e lartë e subvencioneve.

Me gjashtë vota "për" dhe dy vota "kundër", Komisioni konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa komunale, zëvendësministri i Financave theksoi se qëllimi kryesor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është që të mundësohet lartësia e taksës komunale për shfrytëzimin e hapësirë për parkimin e mjeteve motorike të dedikuar për udhëtare, mjete motorike ngarkuese, autobusë dhe rimorkio në vendparkime publike, të përcaktohet në shumë procentuale nga çmimi i shërbimit të paguar. 

Gjegjësisht, ky lloj i taksës komunale lartësia e së cilës në pajtim me ligjin ekzistues është përcaktuar në shumë absolute, me zgjidhjen e propozuar parashihet të përcaktohet dhe paguhet në lartësi prej 10% deri në 20% nga çmimi i cili paguhet për shërbimin shfrytëzim të hapësirës për parkim. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të mundësohet pagimi i vazhdueshëm dhe në kohë i taksës komunale për shfrytëzimin e hapësirës për parkim e cila paraqet të hyra të njësive të vetadministrimit lokal.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë. 

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë, z. Ramizi theksoi se qëllimi kryesor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është të mundësohet që Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë të lëshojë monedha për qëllime koleksionuese me motive të ndryshme, karakteristika dhe detaje tematike, si dhe kopje nga monedhat përkujtimore, kopje nga monedhat në qarkullim ose monedhat prej floriri dhe argjendi. 

Monedhat për qëllime koleksionuese do ta pasurojnë koleksionin numizmatik të Bankës Popullore dhe do të kontribuojnë në përfaqësimin më të mirë të Bankës Popullore në planin vendor dhe ndërkombëtarë .  Në më shumë vende, përfshirë edhe vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, bankat qendrore, përveç monedhave përkujtimore, lëshojnë edhe monedha për qëllime koleksionuese. 

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim te mëtejmë. 

Click