Aktivitetet



E enjte, 12 korrik 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETETRE E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në mbledhjen e Tridhjetetre, e shqyrtoi Propozim-ligjin për veprimtari komunale - Leximi i dytë.

Komisioni për Propozim-ligjin shqyrtoi dhe miratoi 5 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi një amendament.

Amendamenti propozohet për precizimin e mënyrës së shpërndarjes dhe lartësisë së mjeteve të cilat në pajtim me nenet e theksuara mund të shfrytëzohen për dedikimet e paraparë.

Pas debatit Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për veprimtari komunale - leximi II të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 

 

Click