Aktivitetet



E mërkurë, 27 qershor 2012

MBLEDHJA E TRIDHJETETRETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e Tridhjetetretë të djeshme, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe projekteve tjera prioritare - faza III, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, me procedurë të shkurtuar;  
  • Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka, sipas Marrëveshjes për hua të dedikuar për përkrahje buxhetore, me procedurë të shkurtuar.     

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet e parashtruara dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

Lidhur me Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe projekteve tjera prioritare - faza III, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, z. Ramizi theksoi se Ministria e Financave, me kërkesë të Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH) më 17.2.2012 me fjalim zyrtar në Bankën Investuese Evropiane (BIE) e filloi procedurën me kërkesë të huas së tretë të re, në shumë prej 100.000.000 euro, me qëllim që me kohë të plotësohen nevojat e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe mbështetja e tyre e ardhshme.

Huapranues do të jetë BMMZH-ja, kurse Republika e Maqedonisë do të lëshojë garanci shtetërore. BMMZH-ja do ta plasojë këtë linjë kreditore përmes bankave afariste për shfrytëzuesit e fundit.

Më së paku 70% nga kjo linjë kreditore do të dedikohet për financim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, kurse me projekte tjera prioritare që mund të financohen me së paku 30% të mjeteve të parapara me këtë linjë kreditore, nënkuptohen investimet që do të merren nga shfrytëzuesit e fundit në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ekonomisë që bazohet në njohuri në kornizat e Iniciativës së BIE-së për inovacion 2010, si dhe energjisë, infrastrukturës, industrisë dhe veprimtarive tjera shërbyese.

Qëllimi i projektit është sigurimi i kapitalit të freskët për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe zbutja e pasojave nga kriza mbi këtë segment të sektorit real.

Në mënyrë plotësuese, ky Projekt ka për qëllim mbështetjen e projekteve të reja, punësime të reja, likuiditetin e rritur të ekonomisë dhe rritjen e eksportit.

Parimi themelor në bazë të së cilës bazohet ky Propozim-ligj është sigurimi i mjeteve financiare që të mundësohet realizimi i Projektit për financim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe projekteve tjera prioritare - faza III.

Në debat mori pjesë deputeti Mile Andonov.

Komisioni unanimisht konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u plotësuan kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes financiare, të dedikuar për financim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe projekteve tjera prioritare - faza III, që do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit.

Zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi, për Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka, sipas Marrëveshjes për hua të dedikuar për përkrahje buxhetore theksoi se mjetet nga huaja nga Dojçe Banka në shumë prej 75 milionë euro do të dedikohen për financim të deficitit buxhetor në vitin 2012 dhe rifinancim të detyrimeve të cilat mjaftojnë në bazë të pagesës së rregullt të borxhit shtetëror.

Kushtet me të cilat Republika e Maqedonisë do të ngarkohet te Dojçe Banka janë si vijon:

  • Shuma e huas: 75 milionë euro;
  • Afati i pagesës: 5 vjet;
  • Mënyra e pagesës: pagesa gjysmëvjetore e kamatës, kurse kryegjëja do të paguhet menjëherë, në fund të vitit të 5-të nga lejimi i huas;
  • Shkalla kamatare: shkallë kamatare fikse që formohet si përmbledhje nga svapi 5-vjeçar (për euro valutën) dhe margjina në lartësi prej 5.33%.
  • Provizioni: provizion njëfish në lartësi prej 1.40% nga shuma e huas;
  • Afati për tërheqje të mjeteve është 15 ditë nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes për hua.

Në debat morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Mile Andonov, z. Dragan Cuklev, z-nj. Liljana Kuzmanovska, z. Izet Zeqiri, z. Romeo Trenov dhe z. Stojko Paunovski.

Në fund të debatit, Komisioni me gjashtë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u plotësuan kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Dojçe Banka, sipas Marrëveshjes për hua të dedikuar për përkrahje buxhetore. 

Click