Aktivitetet

E marte, 31 korrik 2012

MBLEDHJE E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Këshilli nacional për eurointegrime dhe Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajtën mbledhjen e gjashtë të përbashkët përkushtuar Raportit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Komisionin evropian për statusin e realizimit të aktiviteteve nga Udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare të miratuar në Dialogun aderues të nivelit të lartë.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit dhe Komisionit për çështje evropiane morën pjesë: E.T.z. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë. E.T. z. Kristroferi Ivon , ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Gudrin Shtajneker, ambasador i Republikës së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Marta Przenioslo, zëvendësshef e misionit, ambasada e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. z. Millan Fisher, zëvendësshef i misionit, ambasada e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Eshter Martin, zëvendësshef i misionit, Ambasada e Mbretërisë Spanjolle në Republikën e Maqedonisë, E.S. z-nja. Karen Roshet, zëvendësshef i misionit, ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z-nja Vanja Andreeva, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, z-nja Arlinda Idrizi, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, dhe z-nja Marina Kurte, këshilltare për integrime evropiane dhe çështje juridike në Delegacionin e Unionit Evropian në republikën e Maqedonisë.

Raporti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Komisionin Evropian për statusin e realizimit të aktiviteteve nga Udhërrëfyesi për realizimin e qëllimeve prioritare të miratuara Në Dialogun aderues të nivelit të lartë, u prezantua nga z-nja Teuta Arifi, zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e ngarkuar për çështje evropiane.

Z-nja Teuta Arifi theksoi se Raporti për realizimin e aktiviteteve nga Udhërrëfyesi del si obligim në pajtim me konkluzat e mbledhjes së dytë të Dialogut aderues të nivelit të lartë. Në Raport është dhënë pasqyrë e shkallës së realizimit të aktiviteteve konkrete të parapara në Udhërrëfyesin e të ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pesë sferat kyçe të përcaktuara: Liria e shprehjes dhe standardet profesionale, sundimi i së drejtës, reforma e administratës shtetërore, reforma e zgjedhjeve dhe përforcimi i ekonomisë së tregut.

Me qëllim të ndjekjes së përparimit në realizimin e aktiviteteve në pesë sferat prioritare, z-nja Arifi informoi se në periudhën prej 30 dhe 31 maj 2012 nga ana e Komisionit Evropian është realizuar  misioni teknik, me qëllim që të bëhet një prerje, realizimi dhe statusi i implementimit të masave të planifikuara nga Udhërrëfyesi.

Lidhur me prioritetin e parë, liria e shprehjes dhe standardet profesionale, z-nja Arifi informoi për marrëveshjen e arritur në lidhje me dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, si dhe për nivelin e dëmit jomaterial. Është përgatitur Propozim-ligj për përgjegjësi qytetare për ofendimin dhe shpifjen dhe është dërguar për mendim në Këshillin Evropian. Gjatë javës së kaluar mendimi nga Këshilli Evropian është dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me zbatimin e nenit 10 nga GJEDNJ për të gjithë gjykatësit që kanë lëndë lidhur me shpifjen në kontinuitet zhvillohen programe aftësimi dhe është bërë përzgjedhja e të gjithë 70 aktgjykimeve të GJEDNJ që kanë të bëjnë me nenin 10, për përkthim në gjuhën maqedonase, kurse për 24 prej tyre përkthimi tani më është realizuar.

Në lidhje me sundimin e së drejtës dhe të drejtat fundamentale, informoi se në pajtim me të dhënat e deritanishme është arritur përparim në lidhje me zvogëlimin e lëndëve të mbetura, kurse hyrja e lëndëve të reja është tejkaluar plotësisht. Gjithashtu është arritur përparim në lidhje me përforcimin e kapaciteteve të prokurorisë themelore publike dhe është realizuar regjistrim në kohë i kandidatëve në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Zonja Arifi theksoi se është përgatitur Raport për realizimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, dhe është dorëzuar në Unionin Evropian, i njëjti përmban tregues kuantitativ për realizimin e sajë në lidhje me përfaqësimin etnik, decentralizimin dhe përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë.

Në lidhje me reformat e administratës publike, Z-nja Arifi informoi se me miratimin e ligjit të ri për administratë do të bashkohet korniza juridike për nëpunësit shtetëror dhe publik, me çka do të tejkalohen disa probleme nga fragmentimi i deritanishëm i kësaj rregullative, kurse do të vendosen edhe disa risi për përmirësimin e sistemit të administratës. Është planifikuar miratim i Ligjit të ri për procedurën e përgjithshme administrative, në pajtim me vërejtjet e marra nga SIGMA, në kontekst të avancimit të rregullativës në drejtim të krijimit të administratës publike me orientim qytetar .

Për prioritetin e katërt, që ka të bëjë me reformën e zgjedhjeve, z-nja Arifi theksoi se janë përpiluar versionet punuese të ndryshimeve të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për financimin e partive politike dhe se njëkohësisht bëhet fjalë edhe për versionin e listës zgjedhore. Procesi mbahet në formë të gjerë konsultativ nëpërmjet inkuadrimit të partive politike, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë ndërkombëtare në grupe të caktuara pune për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore dhe revizionin e listës zgjedhore, si dhe në Komitetin drejtues të formuar për adresimin e rekomandimeve nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e realizuara parlamentare në qershor 2011.
Në lidhje me prioritetin e pestë, përforcimin e ekonomisë së tregut, janë ndërmarrë aktivitete në drejtim të përmirësimit të tregut të punës dhe arsimimit, me fokus te të rinjtë, përmirësimin mjedisit të biznesit dhe përforcimin e krijimit të politikës ekonomike dhe realizimit të sajë.
z-nja Arifi, në fund të shqyrtimit të sajë, informoi për mbledhjen e mbajtur në Këshillin për stabilizim dhe asocim, në të cilin kryesisht lartë janë vlerësuar prioritetet e Udhërrëfyesit.

Në diskutimin e mbledhjes me diskutime, sugjestione dhe rekomandime të tyre morën pjesë: z- nja Radmilla Sheqerinska kryetare e Këshillit, z-nja Silvana Boneva nënkryetare, z.  Hajrulla Misini kryetar i Komisionit për çështje Evropiane dhe anëtarë i Këshillit, z. Antonio Milloshovski, z. Kenan Hasipi, z. Gordan Georgiev deputet dhe anëtarë i Këshillit, z. Jani Makraduli deputet dhe anëtarë i Komisionit për çështje Evropiane, z. Ziadin Sela dhe z. Pavle Trajanov, deputet dhe anëtarë të Komisionit për çështje Evropiane dhe z.  Antoni Peshev përfaqësues nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Click