Aktivitetet



E premte, 23 mars 2012

NË DEMOKRACI KA VEND PËR TË GJITHË

Evropa me hapësirë është e vogël, por ka histori të madhe, ku ndërthuren të gjitha gjuhët dhe historitë, ndërsa në demokraci ka hapësirë për të gjithë, theksoi z. Rikardo Milljori, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare i OSBE-së dhe shef i Delegacionit Italian në AP të OSBE-së, gjatë takimit me Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së.

Z. Milljori, duke shprehur falënderim për takimin, theksoi se OSBE-ja ka rol të rëndësishëm në të gjitha vendet, por në shtetet ballkanike roli i saj është historik. 

Ai nënvizoi se Maqedonia është vend e cila gjeneron propozime pozitive, dhe në kuadër të OSBE-së duhet të pranohen propozimet konstruktive të vendeve-anëtare.

Nënkryetari i AP-së të OSBE-së potencoi Marrëveshjen kornizë të Ohrit, madje theksoi nevojën e lidhshmërisë dhe punës së delegacioneve lidhur me temën "minoritetet etnike", e cila është sensitive në Evropë. 

Shefi i Delegacionit Maqedonas, znj. Ana Pavllovska-Daneva, shprehu kënaqësi për përkrahjen nga ana e OSBE-së, veçanërisht në sundimin e së drejtës, efikasitetin e gjyqësisë, përforcimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet ndëretnike. 

Ajo theksoi se për Republikën e Maqedonisë bashkëpunimi me Italinë është shumë e rëndësishme dhe ky delegacion graviton në thellimin e marrëdhënieve reciproke. 

Click