Aktivitetet



E hënë, 2 korrik 2012

PËRVOJAT MAQEDONASE SI NDIHMË NË KRIJIMIN E NJË SISTEMI MË TË MIRË SHËNDETËSOR TË KOSOVËS

Ligji për siguri shëndetësore dhe Ligji për mbrojtje shëndetësore, si ligje mbi të cilat bazohet shëndetësia në Republikën e Maqedonisë, ishin në fokusin e takimit ndërmjet Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Politikë Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mysafirët shprehën falënderim për mundësinë e dhënë për këmbimin e mendimeve dhe përvojave, të cilat do t'u ndihmojnë në përpilimin e ligjeve të tyre në sferën e shëndetësisë.

Ato treguan interes të madh për mënyrën e rregullimit të sistemit shëndetësor në vendin tonë, sipas cilit princip paguhen kontributet, problemet të cilat i hasim, për rrogat e mjekëve, për mjekët amë dhe familjarë, për specialistët, për privatizimin e shëndetësisë, rolin e dhomave të mjekëve, për sistemin pensional, për mbrojtjen nga korrupsioni dhe çështje tjera nga kjo sferë.

Deputetët maqedonas i informuan mysafirët mbi funksionimin e shëndetësisë në vend dhe nga përvojat e tyre i këshilluan se kujt duhet më tepër t'i kushtojnë vëmendje në përpilimin e ligjeve. 

U sugjeruan se kanë liri të plotë në krijimin e sistemit shëndetësor, sepse çdo vend krijon sistem të tij, të ndryshëm, varësisht nga nevojat, mundësitë, kushtet e tij, ndërsa idetë dhe këshillat e mira nga vendet tjera do të ndihmojnë shumë në krijimin e një shëndetësie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Të pranishmit u pajtuan se ky Komision luan rol të rëndësishëm në paqen shëndetësore dhe sociale të qytetarëve, ndërsa pala maqedonase dëshiron implementim të suksesshëm të përvojave të fituara në sistemin shëndetësor të Kosovës.
 

 

Click