Aktivitetet



E hëne, 5 mars 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE LJUBISAV IVANOV-XINGO DHE MARJANÇO NIKOLLOV NË KONFERENCË NË BEOGRAD

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Llubisav Ivanov - Xingo dhe kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z.  Marjanço Nikollov, më 3 mars 2012, morën pjesë në Konferencën në Beograd, me temë: "Roli i parlamenteve në procesin e përcaktimit të prioritete:  Shkurtimi i shpenzimeve publike ose stimulimi i ekonomisë", të organizuar nga Kuvendi popullor i Republikës së Serbisë, Instituti për Shkenca Ekonomike nga Beogradi dhe Fondacioni "Fridrih Ebert". 

Konferencën e hapi: znj. Sllavica Gjukiq - Dejanoviq, kryetare e Kuvendit popullor të Republikës së Maqedonisë; znj. Gordana Çomiq, nënkryetare e Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë; znj. Mihaell Erke, drejtor i zyrës së Fondacionit "Fridrih Ebert" në Beograd dhe z. Dejan Eriq, drejtor i Institutit për Shkenca Ekonomike në Beograd.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Ljubisav Ivanov - Xingo, diskutoi për barrierat ekonomike dhe politike në tregtinë në rajon.  

U theksua se duhet të bëhet liberalizimi i madh i tregut në rajon, konkretisht i vendeve nga CEFTA, të përforcohen interesat ekonomike dhe afariste dhe ngjashëm. Në fjalimin e tij, ai veçanërisht potencoi barrierat ekonomike dhe mundësitë për mënjanimin e tyre. 

Kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Marjanço Nikollov, në fjalimin e tij, nënvizoi strukturën e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast theksoi se pjesa më e madhe e Buxhetit të përgjithshëm është dedikuar për shpenzime rrjedhëse (rroga dhe kompensime, mallra dhe shërbime, transferime në NJVL, subvencione dhe transferime, transferime sociale), ndërsa vetëm rreth 18% për shpenzime kapitale. 

Ai, gjithashtu, potencoi se kur bëhet rebalanc i Buxhetit, gjithmonë tregohet interes për shkurtimin e shpenzimeve kapitale. Në atë drejtim, ai propozoi se investimet kapitale duhet të jenë për stimulimin e ekonomisë. Si ide theksoi se është mirë të formohet fond për përkrahjen e firmave eksportuese.

Click