Aktivitetet



E mërkurë, 4 prill 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE NË SEMINARIN PËR SHFRYTËZIMIN E BAZAVE TË TË DHËNAVE TË BE

Deputetët nga partitë e ndryshme politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dje morën pjesë në mbledhjen e punës të projektit IPA-TPP (ndihmë teknike e Parlamentit) e dedikuar për shfrytëzimin e bazave të të dhënave të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i këtij seminari ishte që deputetët të informohen apo të përfitojnë njohuri praktike mbi përdorimin e përditshëm të bazave të të dhënave të Bashkimit Evropian, veçanërisht ato deputetë të cilët nevojiten për punën e Kuvendit lidhur me çështjet e BE-së dhe për procesin legjislativ. Temat që u trajtuan në këtë mbledhje ngërthyen hyrje në burimet kryesore të informatave për BE-në dhe hyrje të përgjithshme në ueb faqen e BE-së, mënyra si të gjenden dokumentet legjislative dhe jolegjislative të BE-së dhe dokumentet në ueb faqet, si dhe pasqyrë të bazave të të dhënave të BE-së në parlamentet nacionale të vendeve-anëtare të BE-së

Znj.Katalin Salloki, përfaqësuese e përhershme e Parlamentit nacional hungarez në BE (në Bruksel), në këtë mbledhje prezantoi tema të ndryshme deputetëve, së bashku me z. Zolltan Horvat, drejtor për trajnim të projektit, i cili ishte në rolin e moderatorit. 

Ky seminar është prezantimi i katërt për deputetët i organizuar nga projektit IPA-TPP.  Seminaret tjera për deputetët, të cilat janë planifikuar për muajin maj dhe qershor, do të përqendrohen në rolin e komisioneve për çështje evropiane të vendeve të ndryshime anëtare të BE-së, kornizën për aderim në BE si dhe përvojat nga negociatat për aderim në BE nga disa vende anëtare të BE-së.
 
Projekti IPA "Ndihma teknike e Parlamentit", i financuar nga BE-ja, filloi me punë në Kuvendin në janar 2011 dhe do të zgjatë deri në korrik 2012. Një pjesë e komponentëve të projektit është për përmirësimin e ndihmës teknike të trupave punuese të Kuvendit, si dhe përmirësimin e qasjes në informatat për deputetët dhe për të punësuarit në shërbimin e Kuvendit dhe sigurimin e informatave të tilla, veçanërisht duke pasur parasysh agjendën për anëtarësim në BE dhe mundësimin e publikut për qasje më të mirë në informatat. 


 

Click