Aktivitetet



E hëne, 12 mars 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANTONIO MILLOSHOSKI NË KONFERENCËN NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, dje dhe sot merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të vendeve evropiane, e cila mbahet në Kopenhagë, Danimarkë.

Në këtë Konferencë fjalim kryesor mbajti përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, znj. Ketrin Eshton dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Fog Rasmusen.

Në këtë Konferencë u promovua rasti i Maqedonisë në lidhje me integrimin në NATO dhe BE, me arritjet e deritanishme dhe reformat si argument kryesor për fillimin e negociatave për anëtarësim. 

Njëkohësisht, para kolegëve të pranishëm, kryetari i Komisionit, z. Milloshoski, e theksoi rëndësinë e Aktgjykimit të Hagës, respektimi i të cilit nga ana e Greqisë paraqet test të veçantë për sundimin e së drejtës ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit realizoi edhe takime joformale me më shumë kolegë, kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
 

Click