Aktivitetet



E hënë, 30 janar 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË KONFERENCËN NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, sot merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së - KOSAK, që mbahet në Kopenhagë, në kuadër të Kryesimit Danez me Bashkimin Evropian.

Në konferencë, të cilën e hapi kryetari i Parlamentit Danez, z. Mogens Lluketoft, fokusi i debatit ishte kriza ekonomike evropiane, me çka fjalim hyrës kishte edhe eurokomisari për marrëdhënie të brendshme institucionale dhe administratë, z. Marosh Shevçoviq.

Pastaj, diskutuesit u përqendruan në problemet ekonomike aktuale në vendet nga të cilat vijnë dhe mundësitë për tejkalim të tyre.
Në kornizat e agjendës, në Konferencë mbahej edhe një debat i gjatë për Politikën Klimatike dhe Energjetike 2020, si pjesë e prioriteteve të Kryesimit Danez.

Në margjinat e Konferencës, z. Misini realizoi më shumë takime me kryetarët e Komisioneve për Çështje Evropiane të Bullgarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Turqisë, Italisë, Malit të Zi dhe të tjera.

 

Click