Aktivitetet



E martë, 24 prill 2012, Kopenhagë

PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË MBLEDHJEN KOSAK NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Harulla Misini, merr pjesë në mbledhjen e 47-të KOSAK në Kopenhagë, në kuadër të Kryesisë daneze me Bashkimin Evropian.

Në këtë mbledhje mori fjalë kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuell Baroso, i cili fjalimin e tij ia përkushtoi 20 vjetorit të qarkullimit të lirë të kapitalit, shërbimeve dhe personave. Ai theksoi se Evropa momentalisht ballafaqohet me shumë sfida të cilat kërkojnë hapa vendimtare në drejtim të krijimit të Evropës më të zhvilluar, më të fuqishëm dhe më konkurruese.

Në këtë mbledhje, Republika e Maqedonisë mori përkrahje të fuqishme nga Parlamenti i Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të cilat dërguan deklaratë me shkrim te të gjitha anëtarët e KOSAK për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, në kuadër të KOSAK, realizoi takim me kryetarët e komisioneve të këtyre parlamenteve dhe e shfrytëzoi këtë rast të shpreh falënderim për përkrahjen e tyre ndaj Maqedonisë. Në këto takime, ai apeloi se edhe parlamentet tjera duhet ta përcjellin këtë shembull i cili është shumë i rëndësishëm për progresin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë. 

Click