Aktivitetet



E premte, 3 shkurt 2012, Uashington

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË MËNGJESIN E LUTJEVE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga deputetët z. Vlladimir Gjorçev, z. Jani Makraduli dhe z. Nexhati Jakupi, nga 30 janar deri 3 shkurt 2012, është në vizitë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deputetët morën pjesë në Mëngjesin Vjetor të Lutjeve, të cilin e përgatiti presidenti amerikan, z. Barak Obama.

Gjatë vizitës, deputetët realizuan takime me kryetarin e Institutin  Demokratik Nacional, z. Kenet Vollak dhe me drejtorin rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore, z. Robert Benxhamin.

Gjatë ditës së djeshme, deputetët realizuan takime me më shumë kongresmen: z. Dejvid Dreer, z. Robert Aderzhollt, z. Bill Paskrell, z. Dejvid Prajs, z. Eliot Engell dhe z. Kendis Miller.

Në prag të samitit të ardhshëm të NATO-s në Çikago, në të gjitha këto takime, krahas çështjes për intenzivim të marrëdhënieve maqedonase - amerikane, u aktualizua edhe çështja për hyrje të Republikës së Maqedonisë në Aleancë.

Click