Aktivitetet



E enjte, 1 nëntor 2012

PROCESI I DECENTRALIZIMIT NË MAQEDONI - SHEMBULL PËR MOLDAVINË

Kryetari i Komisionit për Vetadministrim Lokal të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Xhevat Ademi dhe anëtarët e Komisionit z.Vasil Pishev dhe z.Samka Ibraimoski, realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Moldavisë, i përbërë nga kryetarë komune dhe kryetarë të këshillit të rajoneve

Mysafirët, duke shprehur falënderim për mundësinë për këmbim mendimesh dhe përvojash, treguan interes për procesin e decentralizimit në vendin tonë, për mënyrën e zbatimit të vendimeve, gjithashtu u interesuan rreth financimit të autoriteteve lokale si dhe rreth asaj se si janë të ndarë autoritetet ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror dhe ngjashëm.

Kryetari i Komisionit, z.Ademi, e informoi delegacionin e Moldavisë mbi funksionimin e vetadministrimit lokal në Maqedoni, duke theksuar një sërë shembujsh, me qëllim që ta afrojë praktikën.

Ai diskutoi rreth Ligjit për zhvillim të barabartë ekonomik, për votimin e Ligjeve sipas Badenterit, për të drejtat e komunave të garantuara me ligj, për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të drejtat e pakicave, rëndësinë e bashkëpunimit tejkufitar, për koordinimin e Qeverisë, Agjencisë për Administrim dhe BNJVL-së si avokate e mirë për pushtetin lokal.

Z.Xhevat Ademi potencoi se procesi i decentralizimit është proces i cili zgjat dhe këshillon që Moldavia t'i ndjek udhëzimet evropiane ashtu siç bëri Republika e Maqedonisë, e cila merr vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian dhe nga institucionet tjera ndërkombëtare dhe e cila tani mund të shërbejë si shembull.

Në fund, z.Ademi edhe njëherë shprehu falënderim për vizitën dhe interesimin që treguan mysafirët rreth modelit të decentralizimit, gjithashtu nënvizoi se Republika e Maqedonisë është e gatshme në çdo kohë që t'i ofrojë Moldavisë ndihmë dhe bashkëpunim.

 

 

Click