Aktivitetet

E hënë, 17 shtator 2012

Procesi i suksesshëm i dialogut aderues të nivelit të lartë

Në kuadër të mbledhjes së 11-të të Këshillit Nacional për Eurointegrime, në të cilën mori pjesë edhe Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE, fjalim mbajti z.Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane të Komisionit Evropian.

Në mbledhjen, krahas kryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj.Radmilla Sheqerinska, nënkryetares së Këshillit Nacionalë për Eurointegrime, znj.Sillvana Boneva, ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja znj.Teuta Arifi, drejtori i përgjithshëm i Direktoratit të Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, z. Stefano Sanino, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, z.Aivo Orav, dhe z.Andej Lepavcov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Znj.Sheqerinska në fjalimin e saj hyrës me kënaqësi të veçantë e përshëndeti praninë e eurokomisarit Shtefan File, duke theksuar se në kuadër të strukturës së tij, Këshilli Nacional për Eurointegrime punoi në mënyrë efikase, duke arritur pëlqim konsensual në pajtim me të gjitha çështjet për të cilat mori vendim. 

Të gjitha aktivitetet e deritanishme të Këshillit Nacional janë realizuar vetëm për një qëllim - të japim kontribut të madh në procesin e eurointegrimit të shtetit, në mënyrë konstruktive të kontribuojmë në realizimin e interesit strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrimin në BE, për të cilin është arritur konsensus të gjerë politik dhe qytetar, dhe ta mbajmë përkrahjen e madhe të qytetarëve maqedonas për anëtarësim në BE- theksoi znj.Sheqerinska, duke u përqendruar në aktivitetet e Këshillit në kuadër të periudhës së kaluar.

Eurokomisari File shprehu kënaqësi nga raundi i tretë i vizitave në Maqedoni dhe nga diskutimet në këtë dhomë parlamentare, të cilat nuk janë vetëm protokollare, por debate të rëndësishme, të udhëhequr nga përpjekjet e sinqerta nga të dy anët.   

Ai në fjalimin e tij u përqendrua në punën e realizuar në gjashtë muajit e fundit, duke vlerësuar procesin e plotësimit të reformave në pesë sfera në kuadër të dialogut aderues të nivelit të lartë si shumë të suksesshëm.

Raundi i tretë është tejet i rëndësishëm për të tre pikat, meqë, si e para, jep mundësi ta shqyrtojmë atë që e kemi arritur, si e dyta - do të tregojë lidhje të qartë ndërmjet Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë 2012 dhe rekomandimeve të dhënë nga Komisioni Evropian dhe vendimit të vendeve-anëtare në nivel më të lartë në kuadër të Këshillit Evropian në dhjetor të këtij viti dhe si e treta, sot për herë të parë do të diskutohet edhe për çështjen për të cilën nuk u diskutua drejtpërdrejtë në dialogun e nivelit të lartë, e këto janë marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet vendit dhe fqinjëve tuaj - theksoi komisari File.

Kryeministrja për eurointegrime, znj. Teuta Arifi, u falënderua për përkrahjen dhe kreativitetin që ia jep Maqedonisë Komisionit Evropian, si dhe për marrëdhëniet e partneritetit në rrugën për marrjen e datës për negociata. 

Në debatin në mbledhje, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime të tyre morën pjesë: znj.Sillvana Boneva, z.Aleksandar Nikollovski, z.Andej Petrov, z. Zijadin Sela, z.Tito Petkovski dhe z.Hajrulla Misini, si dhe znj.Tanja Hafner-Ademi nga Platforma civile e Maqedonisë dhe z.Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Click