Aktivitetet



E enjte, 2 shkurt 2012

PUNËTORIA PËR DEPUTETË PËR SFIDAT E PARLAMENTEVE NACIONALE NË PROCES TË ADERIMIT NË UE

Deputetë nga parti të ndryshme politike morën pjesë në punëtorinë të organizuar nga IPA-NTP projekti (Ndihma Teknike për Parlamentin), me temë: "Sfidat e Parlamenteve Nacionale në proces të aderimit në UE" (përvojat e vendeve-anëtare të reja të UE-së).

Qëllimi i punëtorisë ishte që deputetëve t'u jepen informata të përgjithshme për sfidat kryesore dhe detyrat e parlamenteve nacionale gjatë kohës së procesit të aderimit në Unionin Evropian. Punëtoria, e cila u mbajt në Sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u orientua ndaj deputetëve që janë anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Punë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komitetit të Përzier Parlamentar (Unioni Evropian - Republika e Maqedonisë).

Dr. Piter Shardi (udhëheqës i zyrës për lidhje të jashtme - Parlamenti Nacional Hungarez) dhe z. Ilmars Solims (udhëheqës i Sekretariatit, këshilltar i lartë në Komisionin për Çështje Evropiane, Parlamenti i Letonisë), bënë kontroll të shkurtër të detyrave të parlamenteve nacionale gjatë kohës së procesit të aderimit në UE.

Këta, gjithashtu, i prezantuan edhe përvojat në formë të studimeve në rastin e Parlamentit të Hungarisë dhe Parlamentit të Letonisë gjatë kohës së rrugës së tyre për anëtarësim në UE.

IPA projekti "Ndihma Teknike për Parlamentin" i financuar nga UE-ja, filloi me punë në Kuvend në janar 2011 dhe do të vazhdojë deri më korrik 2012.

Projekti përbëhet prej tri komponentëve kryesorë:

  1. përmirësimi i mbështetjes teknike të trupave punës të Kuvendit;
  2. përmirësimi i kapacitetit për përgatitje të raporteve analitike për deputetët me tema lidhur me UE-në (do të punohet me Institutin Parlamentar për të cilin pritet të fillojë me punë);
  3. përmirësimi i qasjes dhe sigurimi i informatave, për deputetët dhe për të punësuarit në shërbim të Kuvendit, kryesisht duke e pasur parasysh agjendën për aderim në UE-në dhe mundësimi i qasjes më të mirë të opinionit në informata. 
Click