Aktivitetet



E enjte, 7 qershor 2012, Bruksel

REKOMANDIME PËRFUNDIMTARE TË MIRATUARA NË KOMITETIN E PËRZIER PARLAMENTAR - REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE BASHKIMI EVROPIAN

Në Mbledhjen e dhjetë të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, të mbajtur më 7 qershor 2012 në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga z.Kenan Hasipi, kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (bashkëkryesues i këtij komiteti), z.Andej Petrov, nënkryetar i delegacionit, znj.Sillvana Boneva, z.Antonio Milloshoski, z.Arben Llabenishta, anëtarë të delegacionit dhe z.Bekim Fazliu, zëvendësanëtar. 

Në Mbledhjen e dhjetë u shqyrtuan më shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, ndërsa parlamentarët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian kishin mundësi bashkërisht të debatojnë për më shumë çështje të cilat kishin të bëjnë me situatën aktuale politike në shtet në kontekst të fillimit të dialogut për anëtarësim në nivel të lartë, përkatësisht: marrëdhëniet ndëretnike dhe pasqyra e zbatimit të Kontrollit të Marrëveshjes së Ohrit, liritë e mediave dhe shqyrtimi i dialogut të filluar të paradokohshëm ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave, reformat në gjyqësi dhe në administratën shtetërore dhe publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, situata ekonomike në vend dhe strategjitë për tejkalimin e sfidave aktuale, si dhe menaxhimi rajonal me hedhurina dhe burime alternative të energjisë, me shfrytëzim më të madh të fondeve paraaderuese të Bashkimit Evropian. 

Debati rezultoi me miratimin e Rekomandimeve përfundimtare, ku parlamentarët e thirrën Këshillin ta vërtetojë rekomandimin e komisionit dhe t'i jep vendit datë për fillimin e negociatave për anëtarësim gjatë kryesimit të ardhshëm në vitin 2012.  Gjithashtu, KPP-ja shprehu keqardhje për lëshimin e mbiemrit "maqedonas" në lidhje me identitetin, kulturën dhe gjuhën e vendit në Raportin e Komisionit për progresin në vitin 2011 dhe Komisionit Evropian i rekomandoi që ta vë në zbatim praktikën e tij nga raportet e mëparshme për progresin. Parlamentarët e përshëndetën aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në aspekt të kontestit të emrit nga 5 dhjetor 2011, lidhur me Marrëveshjen kohore dhe konstatuan se ky aktgjykim paraqet obligim për Greqinë që të mos e pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Duke e përshëndetur kryesinë a ardhshme të vendit me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore nga qershori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, ato e theksuan pjesëmarrjen e vazhdueshme dhe kontributin konstruktiv të vendit në bashkëpunimin rajonal, si element i rëndësishëm për vendet-kandidate dhe aspirantë për anëtarësim në BE. 


Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian i përshëndeti konkluzionet nga rrethi i dytë i dialogut për anëtarësim në nivel të lartë dhe e lavdëroi Qeverinë për miratimin e Udhërrëfyesit operativ për ballafaqim me pesë sferat kryesore me qëllime dhe aktivitete specifike të cilat duhet të plotësohen në muajit në vijim, përfshirë edhe lirinë e të shprehuri në mediat, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore, reformat në administratën publike, reformën në legjislacionin zgjedhor dhe përforcimin e ekonomisë së tregut. 

Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian e vërtetoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe e përshëndeti përkushtimin e qeverisë në përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike, veçanërisht nëpërmjet pasqyrës gjithëpërfshirëse të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit deri në qershor të vitit 2012, me qëllim që të arrihet paqe e plotë ndërmjet palëve dhe të konsolidohen institucionet demokratike të paanshme dhe ndëretnike nëpërmjet "integrimit pa asimilim" në frymën e multikulturalizmit. 

Parlamentarët i përkrahën procedurat e lehtësuara për regjistrimin e kompanive në vendin, si dhe procedurat e përshpejtuara gjyqësore, strategjinë e re për punësim dhe funksionimin më të mirë të tregjeve financiare dhe i shënuan politikat adekuate makroekonomike të vendit në kontekst të krizës globale, përfshirë edhe shkallët pozitive të rritjes ekonomike, ngarkimin e ulët me borxh dhe mbajtjen e inflacionit të qëndrueshëm. 

Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian me kënaqësi theksoi përparimin e arritur në sferën e menaxhimit me hedhurina në periudhën e paradokohshme, përfshirë miratimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur dhe e përshëndeti progresin në sferën e efikasitetit energjetik, përfshirë edhe miratimin e planit nacional për efikasitet energjetik, në pajtim me angazhimet e Grupit punues për efikasitet energjetik të Komunitetit energjetik në vitin 2011.

KPP e theksoi zhvillimin e lidhjeve hekurudhore si alternativë e transportit rrugor në Republikën e Maqedonisë edhe në pjesën e mbetur të rajonit dhe e përshëndeti, në këtë drejtim, qëllimi i qeverisë është t'i përmirësojë ose ndërtojë lidhjet hekurudhore nga Shkupi deri në kryeqytetet e vendeve fqinje dhe bëri thirrje në përfundimin e lidhjes hekurudhore në kuadër të Korridorit 8. Gjithashtu, ato i thirrën organet e Republikës së Maqedonisë ta hapin rrugën te pika kufitare për ecje sportive dhe ngasje biçikletash ndërmjet Konjarevës së vjetër dhe Gabrenit të përmirësohet pjesa e "rrugës së Perdes së hekurt" ndërmjet Strumicas dhe Petriçit, me kofinancim nga ana e Bashkimit Evropian.

Click