Aktivitetet



E premte, 6 korrik 2012, Monako

REPUBLIKA E MAQEDONISË PËRKRAH ANGAZHIMET PËR PËRFORCIMIN E OSBE-SË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje me: dr. Ana Pvllovksa Daneva, shefe e Delegacionit, z.Vlladimit Gjorçev dhe z.Ziadin Sela, anëtarë të delegacionit merr pjesë në Sesionin vjetor të 21 të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që mbahet nga 4 deri 9 korrik 2012 në Monako.

Tema kryesore që do të diskutohet në këtë sesion është: "OSBE-ja - rajon për ndryshime". Këtu do të marrin pjesë 270 deputetë prej më shumë se 50 parlamente anëtare të AP-së të OSBE-së. Në mbledhjen inauguruese, para anëtarëve të AP-së të OSBE-së morën fjalë: z. Zhan-Fransoa Robijon, kryetar i Këshillit Nacional (Parlamenti) të Monakos, z. Mishel Rozhe, kryeministër i Monakos, z. Eamon Gillmor, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës dhe kryesues me OSBE-në, z. Zhan-Kllod Minjon, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Kuvendit të Evropës dhe z. Llamberto Zanier, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Kryesuesi me OSBE-në, z.Eamon Gillmor, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës u përqendrua në prioritetet e kryesisë irlandeze me OSBE-në dhe u përgjigj në pyetjet e deputetëve. Ai theksoi se qëllimi kryesor i Kryesisë është të zhvillojë prioritete që do të sigurojnë baraspeshë dhe koherencë të qasjeve në të tre përmasat e OSBE-së. Duke nënvizuar se Irlanda i kushton rëndësi të veçantë përmasës humane të OSBE-së, ai i thirri qeveritë dhe parlamentet e vendeve-pjesëmarrëse që të sigurojnë progres në këtë përmase, nëpërmjet plotësimit të angazhimeve të ndërmarra. Z.Gillmor e theksoi nevojën e gatishmërisë së Kryesisë irlandeze për të zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me Asamblenë parlamentare të OSBE-së, me qëllim që të thellohen prioritetet e përbashkëta.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, z.Llamberto Zanier u përqendrua në vizionin për Organizimin e potencuar në Samitin e OSBE-së në Astana, duke theksuar se 40 vjetori i Dokumentit të Helsinkit është mundësi e mirë për sigurimin e nxitjes për avancim të mëtutjeshëm të OSBE-së.

Në kuadër të diskutimit në mbledhjen e Komisionit për Çështje politike dhe Siguri, fjalim mbajti dr.Ana Pavllovska Daneva, shefe e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së. Duke i theksuar ndryshimet në rajonin e OSBE-së, ajo theksoi se Republika e Maqedonisë i përkrah angazhimet për përforcimin e OSBE-së, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e procesit konsultues, përforcimin e transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit të Organizimit, përforcimin e rolit të sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, përforcimin e efikasitetit të institucioneve dhe misioneve të OSBE-së, shqyrtimin e opsionit të OSBE-së që të merr status juridik etj.

Ajo theksoi se për Republikën e Maqedonisë është veçanërisht i rëndësishëm implementimi i rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-së lidhur me kornizën për realizimin e zgjedhjeve, veçanërisht tani, kur në rrjedhë janë ndryshimet e Kodit zgjedhor. Sipas dr.Pallvoska Daneva prioritet kryesor politik për vendin është që zgjedhjet e ardhshme lokale të organizohen në përputhje të plotë me rekomandimet dhe standardet e OSBE-së.

Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 320 parlamentarë prej 56 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve lidhur me çështjet politike, çështjet e sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click