Aktivitetet



E martë, 30 tetor 2012

REPUBLIKA E MAQEDONISË TË MOS E HUMB QËLLIMIN E SAJ - RRUGËN DREJT BE-SË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me z.Petar Shuf, i dërguar special për çështje parimore të marrëdhënieve të jashtme të BE-së, si dhe për marrëdhëniet me vendet-anëtare të BE-së për Ministrinë Federative të Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë.

Takimin e hapi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini, i cili shprehu falënderim për vizitën dhe përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga ana e përfaqësuesve gjermanë në Parlamentin Evropian.

Z.Misini e theksoi angazhimin dhe masat konkrete që i ndërmerr Republika Federative e Gjermanisë për eurointegrimin e vendit tonë dhe e potencon rëndësinë e përkrahjes nga ana e çdo vendi anëtar i Bashkimit Evropian.

Ai ushqeu shpresë se Gjermania do ta shfrytëzojë ndikimin e saj për të ndihmuar që në samitin e dhjetorit Këshilli ta vërtetojë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE.

Z.Petar Shuf, në diskutimin e tij, u përqendrua në katër pika:

Angazhimi gjerman për zbatimin e Agjendës së Selanikut për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, i cili ende zgjat; rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave dhe rëndësia e përkrahjes së përbashkët për eurointegrimin e të gjitha komuniteteve etnike në vend; kriza në eurozonën e cila ndikon në zgjerimin e BE-së dhe kërkon njoftim të mirë me çdo vend i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes evropiane; rëndësia e zgjidhjes së deficiteve të cekur në Raportin për progresin, me theks të veçantë në sundimin e të drejtës, lirinë e mediave, reformat në sistemin juridik dhe luftën me korrupsionin.

Deputetët maqedonas e shfrytëzuan takimin për t'i theksuar reformat e arritura dhe progresin e Republikës së Maqedonisë krahas bllokadës së rrugës eurointegruese nga ana e fqinjit jugor.

U kërkua përkrahje për aktgjykimin të cilin Republika e Maqedonisë e morri në Hagë, duke theksuar se meqë Greqia është anëtare e BE-së, kjo duhet të jetë motiv që Greqia ta respektojë më shumë këtë aktgjykim ndërkombëtar.

Lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, z.Petar Shuf informoi se me shumë vëmendje e kanë analizuar këtë raport dhe në të ceken shumë sfera në të cilat është arritur progres, por sugjerohet edhe në deficite të ndryshme. Ai këshillon që periudha kohore deri në samitin e dhjetorit të shfrytëzohet që të mbulohen ato deficite, gjë që do të lë përshtypje të mirë.

Në fund, z.Shuf shprehu mirëkuptim për dëshpërimin nga vetoja paraprake, por edhe krahas kësaj Republika e Maqedonisë nuk duhet ta humb qëllimin e saj - rrugën drejt BE-së, ndërsa mbetet shpresa se vendimi në dhjetor do të jetë konstruktiv për vendin tonë.

Click