Aktivitetet



E hënë, 10 dhjetor 2012

SEANCA PLENARE E PARLAMENTIT EVROPIAN

Nga 10 deri 13 dhjetor në Strazburg, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të diskutohet për prioritetet e samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 dhe 14 dhjetor.

Sot eurodeputetët do ta votojnë buxhetin për vitin 2012-2013. Në seancën do të diskutohet edhe për emigrantët dhe të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut dhe demokracisë, të drejtat themelore në BE, gjendjen në Egjipt, Siri, Kongo dhe Indi, tregtinë me Amerikën Latinë, marrëveshjet me Ukrainën dhe Rusinë, ajrokomunikacionin, mbrojtjen e jetëve gjatë transportit, etj. 

Të mërkurën në ceremoninë solemne do të shënohet fitimi i Çmimit Nobël për paqe në Bashkimin Evropian, ndërsa eurodeputeti i parë, z.Martin Shullc, do ta shpërndajë edhe çmimin "Saharov" për lirinë e mendimit, që këtë viti kalon në duart e aktivistëve iranian për të drejtat e njeriut Nasrin Sotoden dhe Jafar Panahi.

 

Click