Aktivitetet



E mërkurë, 13 qershor 2012, Uashington

SEMINAR PËR "PJESËMARRJEN E GRAVE-LIDERË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK DHE ZVOGËLIMIN E VARFËRISË"

Deputetet Suzana Saliu, Sonja Mirakovska, Liljana Popovska dhe Liljana Zaturovska morën pjesë në seminarin ndërkombëtar njëjavor në Uashington me temë "Pjesëmarrja e grave-liderë në zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë".

Seminari u organizua nga Partneriteti për demokracinë e Kongresit Amerikan, kryesues të të cilit janë Dejvid Drajer dhe Dejvid Prajs, të cilët ishin në vizitë në Republikën e Maqedonisë. Bashkorganizues të seminarit ishin USAID, NDI dhe IRI.

Në kuadër të seminarit, deputetet u takuan me më shumë kongresistë nga Partia Demokratike dhe Republikane dhe u informuan mbi punën e lobit parlamentar të grave dhe mbi format tjera të organizimit të grave në SHBA.

Parlamentaret maqedonase e promovuan përqindjen e lartë të pjesëmarrjes së grave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me mbi 30% dhe njoftuan për aktivitetet për përforcimin ekonomik të grave në Republikën e Maqedonisë.

 

 

Click