Aktivitetet



E premte, 22 qershor 2012, Beçiqi, Mali i Zi 
 
SEMINAR PËR ROLIN E PARLAMENTEVE NACIONALE NË PROCESIN E NEGOCIATAVE ME BE 
 
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me: kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini dhe deputetët znj.Vlladanka Aviroviq dhe znj.Biljana Kazanxhiska, dje dhe sot merr pjesë në seminarin me temë "Roli i parlamenteve nacionale në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian", në organizim të Parlamentit të Malit të Zi dhe Parlamentit Evropian, që mbahet në Beçiq, Mali i Zi. 

Në seminarin në të cilin marrin pjesë përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor fjalim mbajtën kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Eurointegrime të Parlamentit të Malit të Zi, z. Miodrag Vukoviq, si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Llasllo Surjan.

Në debatin pjesëmarrësit mbajtën fjalime lidhur me përgatitjet e nevojshme të parlamenteve për negociatat për anëtarësim dhe në ato korniza zhvillimi i strukturave dhe kapaciteteve të nevojshme administrative për përkrahjen e këtij procesi.

Lidhur me temën, delegacioni maqedonas u përqendrua në ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë lidhur me procesin e eurointegrimeve, me ç'rast në veçanti u potencua rëndësia e fillimit të Dialogut për anëtarësim në nivel të lartë ndërmjet Shkupit dhe Brukselit, si dhe konkluzionet të miratuara në Dialogun e dytë për anëtarësim të mbajtur më 7 maj të këtij viti në Shkup. 

U theksua se Qeveria e Republikës së Maqedonisë punon në përmbushjen e reformave të nevojshme për kapitullin 23 dhe 24 (Jurisprudenca dh të drejtat fundamentale dhe Drejtësia, liria dhe siguria) me qëllim që në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në shtator, të dërgohen rezultate konkrete.

Gjithashtu, në fjalimin u diskutua edhe për rolin mbikëqyrës të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar BE-RM dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime, mbi proceset eurointegruese në vend.
 

 

Click