Aktivitetet



E mërkurë, 6 qershor 2012

SEMINARI PËR DEPUTETËT PËR KORNIZËN ADERUESE DHE ROLIN E KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Deputetët e grupeve të ndryshme etnike morën pjesë në dy seminare të Projektit IPA-TPP (Ndihma teknike e Parlamentit) të cilat kishin të bëjnë me Parlamentin dhe me temat lidhur me çështjen e BE-së: Korniza aderuese e BE-së dhe Roli i Komisioneve për Çështje Evropiane në vendet-anëtare të BE-së.

Qëllimi i këtyre seminareve ishte që deputetët të informohen mbi: 

  • Të kuptuarit e përgjithshëm të kornizës aderuese dhe sfidat kryesore nga procesi i aderimit në BE, veçanërisht se të njëjtët janë lidhur me Parlamentin dhe detyrat e tij legjislative dhe politike gjatë kohës së procesit aderuese të Maqedonisë; 
    Pasqyrën e modeleve të ndryshme të Komisioneve për Çështje Evropiane në vendet-anëtare të BE-së (roli i tyre, detyrat dhe llojet e sistemeve për mbikëqyrje/monitorim të cilat kanë të bëjnë me çështjet e BE-së).
    Folës në të dy seminaret ishin dr.Piter Shardi, udhëheqës i zyrës për lidhje të jashtme, Parlamenti nacional hungarez, dr. Zolltan Horvat, drejtor për trajnime të projektit IPA-TPP dhe znj. Ines Birzniece, lider ekipi të projektit IPA-TPP. 

Ato dhanë një pasqyrë të shkurtër mbi këto tema, duke prezantuar edhe shembuj praktikë nga përvoja e tyre në çështjet lidhur me BE-në, duke punuar në Parlamentin e Hungarisë dhe Letonisë, para dhe pas aderimit të Hungarisë dhe Letonisë në BE në vitin 2004. 

Seminaret përfshijnë edhe këmbimin e mendimeve ndërmjet prezantuesve dhe deputetëve të cilët morën pjesë në seminaret, veçanërisht në pjesën e gjendjes momentale të Maqedonisë në përgatitjet për negociatat aderuese me BE-në dhe anëtarësimin në BE.

Është planifikuar edhe një seminar për deputetët, për përvojat nga negociatat aderuese për hyrje në BE në aderimet e paradokohshme (sfidat, vështirësitë dhe leksionet shkencore). 

Këto seminare janë dedikuar veçanërisht për deputetët të cilët janë anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme, Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komiteti i Përzier Parlamentar (Bashkimi Evropian-Republika e Maqedonisë). 

Projekti IPA "Ndihma teknike e Parlamentit", projekt i cili është financuar nga BE-ja, filloi me punë në Kuvendin në janar të vitit 2011, me kohëzgjatje prej 18 muajsh.  Fokusi kryesor i projektit është që të ndihmohet në ndërtimin e kapaciteteve të të punësuarve në shërbimin e kuvendit dhe komisioneve, veçanërisht në pjesën e ballafaqimit me procesin e aderimit në BE.

Click