Aktivitetet



E premte , 20 janar 2012

SHQIPËRIA E PËRKRAH FUQIMISHT INTEGRIMIN E MAQEDONISË NË NATO

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari, z. Vlladimir Gjorçev, sot realizou takim me z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë.

Në takimin ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit: z. Oliver Spasovski, z. Millorad Dodevski, z. Talat Xhaferi, z. Vele Gjorgjievski dhe z. Orhan Ibrahimi.

Kryetari i Komisionit, z. Vlladimir Gjirgjev, në fillim të takimit u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, duke theksuar marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet të dy shteteve fqinje në çdo fushë. Ai gjithashtu ushqeu shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë të intensifikohet edhe më tutje.

Ministri i Mbrojtjes, z. Imami theksoi se Republika e Shqipërisë e përkrah fuqishëm integrimin e Maqedonisë në NATO, meqë kjo është në interes të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit, por gjithashtu është edhe në interes të Republikës së Shqipërisë.

Të dy palët e theksuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dy shteteve në nivel parlamentar, bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, gjithashtu theksuan që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në nivel ekonomik në aspektin infrastrukturor.

Gjithashtu përshëndetën ratifikimin e paradokohshëm të Marrëveshjes për qarkullim të lirë të qytetarëve ndërmjet të dy shteteve vetëm me letërnjoftim.

 

Click