Aktivitetet



E martë, 24 janar 2012

SLLOVAKIA E PËRKRAH PLOTËSISHT INTEGRIMIN E MAQEDONISË NË BE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë, njëherazi edhe ministër i Punës dhe Çështjes Sociale dhe familje e Republikës së Sllovakisë, z. Jozef Mihall.

Nënkryetarja Jankimovska në takimin theksoi se nevojitet të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet të dy parlamenteve dhe shkëmbimi i përvojave. Ajo gjithashtu, shprehu bindjen se Sllovakia do të vazhdojë së përkrahuri integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Gjithashtu, i informoi mysafirët për progresin e arritur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, posaçërisht nga viti 2006. Kuvendi miratoi rregullore të re të punës, formoi E-parlament, miratoi Ligj për Kuvendin dhe mban mbledhje të rregullta koordinuese të cilat i kryeson Kryetari i Kuvendit, dhe në të cilat janë të pranishëm të tre zëvendëskryetarët e Kuvendit dhe të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare. 

Zëvendëskryetari i Qeverisë, njëherazi edhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe familje e Republikës së Sllovakisë, z. Jozev Mihall, nënvizoi se kjo vizitë vërteton dhe përforcon marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve. Ai potencoi se Sllovakia e përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe se Ballkani Perëndimor është prioritet afatgjatë i Sllovakisë.

Ai ushqeu shpresë se barrierat ekzistuese do të tejkalohen së shpejti dhe se Republika e Maqedonisë do t'i fillojë negociatat paraaderuese. Sllovakia ofron përvojat e saj për të ndihmuar në këtë drejtim, meqë harmonizimi i legjislatives së BE-së me kushtet lokale është një proces i gjatë dhe përvoja e Sllovakisë do të jetë e dobishme për Maqedoninë. Ai gjithashtu përmendi se qytetarët duhet ta kuptojnë se nevojiten të bëhen reforma të caktuara në mënyrë që shteti të shkojë përpara përkatësisht të bëjë progres ku rol të rëndësishëm në këtë aspekt ka edhe Parlamenti, dhe se Sllovakia do t'i përkrahë përpjekjet tona.

Z. Jozev Mihail realizoi takim edhe me anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë: znj. Svetllana Karapetrova, znj. Suzana Anova, znj. Hajrie Misini, z. Erdogan Saraç, znj. Divna Jovkovska - Eftimoska dhe znj. Nada Çipusheva.

Zevendeskryetari, z. Jozef Mihall, theksoi se qëllimi i këtij takimi është të konfirmohen marrëdhëniet miqësore që i kanë të dy vendet dhe se Sllovakia e përkrah Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe NATO, gjithashtu përmendi se qëllimi i Sllovakisë është që i gjithë Ballkani të jetë pjesë e BE-së, meqë kjo kontribuon për paqe, progres dhe siguri për të gjithë rajonin.

Bashkëpunimi ndërmjet grupeve parlamentare duhet të vazhdojë edhe më tutje, parlamenti punon me qëllim të afrimit të Maqedonisë në BE, Qeveria miraton një seri masash për uljen e shkallës së papunësisë në mënyrë që të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve, Maqedonia për së treti herë merr rekomandim për anëtarësim në BE, por çështje e emrit me Greqinë mbetet si problem i pazgjidhur edhe më tutje, theksoi znj. Svetllana Karapetrova.

Gjatë kohës së takimit me Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetarja e këtij komisioni, znj. Cvetanka Ivanova, shprehu kënaqësi për vizitën, madje shkurtimisht i informoi mysafirët për punën dhe kompetencat e Komisionit dhe nënvizoi bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë.

Deputetët maqedonas u pajtuan se përvojat sllovake do të jenë të dobishme për Republikën e Maqedonisë.

Z. Jozef Mikall, i informoi të pranishmit për punën e Parlamentit të Republikës së Sllovakisë dhe në përgjithësi për standardet e shtetit të tij, gjithashtu theksoi nevojën e madhe për: zvogëlimin e numrit të papunësisë, politikë të mirë familjare, përkrahjen e familjeve të rinj dhe arsim cilësor. 

Zëvendëskryeministri sllovak, duke potencuar rëndësinë e këtij Komisioni, shoti se ky komision përfshin shumë tema, të cilat nuk kërkojnë politikë por kërkojnë zgjidhje më të mirë për njerëzit.

Click