Aktivitetet



E enjte, 8 mars 2012

SUEDIA ME QËNDRIM POZITIV TRADICIONAL PËR ZGJERIMIN E BE

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë dhe Komisioni për Çështje Evropiane u takuan me Delegacionin e Grupit parlamentar të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë për miqësi ndërmjet Suedisë dhe Maqedonisë,i kryesuar nga z. Oskar Ohollm, deputet dhe shef i Delegacionit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar, znj. Marinella Tusheva, theksoi se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë shënojnë trend pozitiv dhe karakterizohen me shkallë të lartë të miqësisë dhe mirëkuptimit. 

Ajo shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme nga Suedia për fillimin e negociatave për anëtarësim pa prolongim dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Suedisë që t'i ndihmojë Republikës së Maqedonisë në më shumë sfera nëpërmjet tuining programeve.  

Gjithashtu, znj. Tusheva i informoi mysafirët se Republika e Maqedonisë e përshëndet thirrjen e përsëritur të Parlamentit Evropian ndaj Këshillit për fillimin e paprolonguar të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe ushqeu shpresë se vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim mund të miratohet gjatë kryesisë daneze. 

Shefi i Delegacionit Suedez, z.  Oskar Ohollm, shprehu falënderim për ftesën për ta vizituar Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për mundësinë për t'u informuar mbi punën e tij.  Ai theksoi se edhe ato mund të mësojnë diçka të re dhe përmendi se është i mahnitur nga entuziazmi që sundon te njerëzit në Republikën e Maqedonisë. 
 
Të pranishmit në takim u pajtuan se edhe më tutje duhet të thellohet bashkëpunimi parlamentar, multilateral, ekonomik dhe kulturor ndërmjet të dy shteteve.

Në takimin me Komisionin për Çështje Ekonomike, zëvendëskryetari z.  Arben Llabenishta nënvizoi se Suedia dhe Maqedonia janë dy vende miq dhe shprehu falënderim për përkrahjen e madhe që i jepet Maqedonisë nga ana e Suedisë. 

"Kryesua daneze me BE-në në vitin 2009 kishte rol të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë për marrjen e raportit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe për marrjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim, si dhe për liberalizimin e vizave", theksoi z.  Llabenishta. 

Z. Oskar Okolm, duke shprehur kënaqësi për formimin e Grupit për miqësi në Parlamentin suedez, për herë të parë pas 20 vitesh, theksoi se qëllimi i vizitës së tyre është të mësojnë diçka më tepër për rrugën e Maqedonisë drejt Evropës, por edhe të krijojnë lidhje të mira ndërmjet të dy shteteve. 
 
Ai shtoi se Suedia ka qëndrim pozitiv për zgjerimin e BE-së edhe pse është vend i vogël, do të bëjë gjithçka për t'i ndihmuar Maqedonisë për integrimin e saj në BE, dhe këtë çështje do ta lënë të hapur edhe në Parlamentin e Suedisë edhe në Parlamentin e Maqedonisë.

Click