Aktivitetet



E martë, 13 nëntor 2012 
 
TAKIMI I DEPUTETES ANA PAVLLOVSKA DANEVA ME PAULLO MONTEIRO

Deputetja, znj.Ana Pavllovska Daneva, kryetare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Portugalisë, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, sot realizoi takim me z.Paullo Monteiro, aktivist për çështje kulturore në Republikën e Portugalisë.

Takimi u realizua në drejtim të përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit bilateral dhe vendosjes së bashkëpunimit më të afërt ndërmjet të dy parlamenteve.   Të dy palët u pajtuan se fokusi duhet të jetë në këmbimin  e pikëpamjeve dhe përvojave në sferën e kompetencës së komisioneve parlamentare për kulturë dhe arsim, komisioneve për sistem politik, legjislacionit zgjedhor, të drejtave të njeriut, funksionimit të institucioneve parlamentare si praktikë evropiane, si dhe sferat tjera me interes të ndërsjellë.  

Kryetarja e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Portugalisë, znj.Ana Pavllovska Daneva theksoi se ekziston interes i madh në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Portugalisë.

Dhe në atë kontekst do të ishte mirë që të vendoset bashkëpunim me Grupin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Portugalisë dhe më pas ky bashkëpunim të përhapet në më shumë nivele.

 

Click