Aktivitetet



E mërkurë, 18 prill 2012 

TAKIMI I DEPUTETIT HAJRULLA MISINI ME DEJVID KULLEN

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, sot u takua me z. Dejvid Kullen, përgjegjës i Seksionit për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian. 

Në takimin, të dy palët përshëndetën fillimin e Dialogut ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për Kapitujt 23 dhe 24. Madje u dha konstatim i përbashkët se progresi në këto sfera do ta nxit perspektivën evropiane të vendit dhe do të kontribuojë për përmirësimin e gjendjeve në këto sfera.

Kryetari i Komisionit z. Misini e informoi për aktivitetet në sferën e proceseve eurointegruese të vendit në aspekt parlamentar, e në veçanti për rolin e Komisionit për Çështje Evropiane në këtë proces. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë për integrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në BE, për të cilin ka konsensus nacional dhe politik. Në këtë kontekst potencoi se proceset e stabilizimit dhe asociimit duhet të fillohen dhe të ndihmohen edhe në shtetet tjera të Ballkanit, me çka do të kontribuohet për stabilitet dhe siguri më të madhe në gjithë rajonin.

Z. Dejvid Kullen vërtetoi përkushtimin e Komisionit Evropian për fillimin sa më të shpejtë të negociatave me RM-në, për të cilin dëshmojnë edhe vizitat e shpeshtuara të eurokomisarit për zgjerim, z. File. 

Ai gjithashtu nënvizoi se Dialogu për anëtarësim nuk mund të jetë zëvendësim për fillimin e negociatave me BE-në.

Click