Aktivitetet



E hënë, 3 dhjetor 2012

TAKIMI I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE ME PROF.DR.EMIL ERJAVEC

Si njohës i mirë i gjendjeve në bujqësi në Evropë dhe Maqedoni, prof.dr.Emil Erjavec nga Sllovenia, në takimin që realizoi me Komisionin për Bujqësi dhe Pylltari, përmes një seri shembujsh, analizash komparative dhe të dhënash statistikore, dha këshilla praktike të cilat do t'i ndihmojnë vendit tonë.      

Në takimin ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Dimovski, znj.Meri Cuculloska nga Zyra e USAID-it, si dhe përfaqësues nga Zyra e Ag Biz, z.Vasko Haxhievski dhe z.Goran Damovski.

Në fjalimin hyrës, kryetarja e Komisionit, znj.Lençe Nikollovska, duke shprehur falënderim për vizitën, potencoi sferat të cilat i mbulon Komisioni, njëkohësisht duke potencuar se gjendja në bujqësinë maqedonase duhet të ngrihet mbi përcaktimin partiak.

Në ligjërimin e tij, prof. Erjavec theksoi se duke marrë parasysh atë që Maqedonia është vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, procesi i integrimit tashmë i bart Politikat e përbashkëta bujqësore (PPB) në bujqësinë maqedonase, që do të thotë ndryshim i vlerave, metodave dhe institucioneve, si dhe modernizimi i politikës vendore bujqësore.

Meqë momentalisht BE-ja i kryen negociatat për reformë të re të PPB-s, prof. Erjavec u përqendrua në bujqësinë në Maqedoni dhe në politikën bujqësore.

Ai duke theksuar qëndrimet dhe përvojat e veta, fokusohet në katër segmente: detyrat dhe procesi i negociatave - korniza institucionale në bujqësinë; zhvillimi i PPB-së; politika e BE-së për bujqësinë maqedonase pas reformës së tanishme të PPB-së dhe rekomandimet për përpilimin e politikës bujqësore në Maqedoni. 

U zhvillua debat për problemet me të cilat ballafaqohet bujqësia maqedonase si mekanizëm i keq, problemet në administratë dhe vështirësitë në implementim. U tha se duhet që sa më shumë të shfrytëzohen mjetet nga fondet evropiane, por kjo në pjesën më të madhe varet edhe nga Komisioni Evropian.

Duke u përgjigjur në më shumë pyetje, prof.  Erjavec, ndër të tjerash, theksoi se është e rëndësishme të formohet grup me njerëz profesionistë që do ta përcjellin situatën, do të mbledhin të dhëna dhe do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, por është e rëndësishme që ky grup të jetë i përhershëm.

Nevoja për zhvillimin e diplomacisë agrare është me rëndësi të madhe. Ai ekip duhet të ketë aftësi për marrje dhe përcjellje të informatave, si dhe të jetë në komunikim të përditshëm me gjithë personat e përfshirë në këtë proces. 

Në fund, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave shprehu kënaqësi për mundësinë e realizimit të llojit të tillë të takimit, si dhe shprehu falënderim për fjalimin e prof.dr.Emil Erjavec.

Click