Aktivitetet



E enjte, 8 nëntor 2012

TAKIMI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE ME RAPORTUESIN HOVIT 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini, sot u takua me z.Riçard Hovit, raportues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian.

Në diskutimin u këmbyen mendime për rezultatet e arritura lidhur me reformat e BE-së në vend, mundësitë për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë fqinje, ngjarjet aktuale lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Republikën e Bulgarisë, dhe në atë kontekst për pritjet për marrjen e datës për fillimin e negociatave në samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian, në fund të kryesimit të Qipros me BE-në 

Të dy palët u pajtuan se proceset eurointegruese në vend duhet doemos të vazhdojnë të avancohen, meqë kjo është në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa fillimi i negociatave për kapitujt do të ndikojë pozitivisht edhe në përmirësimin e rezultateve nga Reformat e BE-së në vend, por edhe më gjerë në rajonin.

Në takimin u vlerësua pozitivisht pjesa në Rezolutën e Parlamentit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, në të cilën jepet rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 


 
 
 
 

 

Click