Aktivitetet



E enjte, 1 nëntor 2012

TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME RAPORTUESIN VALLTER

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Ilija Kitanovski, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Robert Vallter, raportues për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë dhe znj.Silvie Afhollder, sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në takimin ishin të pranishëm edhe deputetët: znj.Svetllana Jakimovska, znj.Sillvana Boneva, z.Aleksandar Nikolloski, z.Erdogan Saraç,  z.Zijadin Sela; z.Dragisha Miletiq, z.Trajqo Dimkov, z.Antonio Milloshoski, znj.Vesna Bendevska, z.Mevmet Xhemajlloski dhe znj.Nadica Tançeva-Tulieva.

Në fjalimin e tij hyrës, kryetari Kitanoski shprehu kënaqësi në emër të Komisionit për vizitën e z.Vallter dhe njëkohësisht u përqendrua në çështjet e rëndësishme të cilat janë pjesë e punës së Komisionit dhe çështjet nga të cilat varet progresi i ynë i mëtutjeshëm si shtet modern evropian. 

"Këto ditë e morëm raportin e katërt të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, si raport më pozitiv deri tani, i cili pasqyron shkallën e zbatimit të reformave dhe përkushtimin e institucioneve në këtë proces", theksoi Kitanovski. 
Qëllimi i vizitës së raportuesit Vallter është vlerësim i progresit të Republikës së Maqedonisë në dialogun pasmonitorues, në aspekt të realizimit të detyrimeve të cilat dolën nga anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës.

Z.Valter u fokusua në çështjet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, gjendjen dhe punën e mediave, si dhe në të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, lidhur me të cilat të pranishmit këmbyen mendime.

 

Click