Aktivitetet



E enjte, 18 tetor 2012

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME DR.LLASLLO KOVER, KRYETAR I PARLAMENTIT TË HUNGARISË 

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj.Ermira Mehmeti dhe anëtarët: znj.Sillvana Boneva, z.Gjorgji Koxhabashiev, z.Vasko Micevski, znj.Cvetanka Ivanova, z.Oliver Spasovski, z.Orhan Ibraimi, z.Amdi Bajram dhe z.  Safet Bishevac, dje, me kërkesë të dr.Lllasllo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë, mbajti takim lidhur me kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Në takimin ishte i pranishëm edhe SH.T. Darko Angellov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Hungari.

Në fillim të takimit, znj.Ermira Mehmeti e sqaroi rolin dhe përbërjen e Komitetit, duke theksuar se në punën e deritanishme të Komitetit, u vërtetua se ky Komitet ka rol të madh, por edhe përgjegjësi të madhe në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të komuniteteve nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të komuniteteve nacionale.

Me këtë Komiteti kontribuon në zhvillimin e përmasës multikulturore dhe multietnike të shoqërisë maqedonase për bashkëjetesën e vërtetë të të gjithë qytetarëve, si dhe në përforcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë. 

Dr.Llasllo Kover potencoi shembujt pozitivë në Hungari lidhur me realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të komuniteteve etnike. Ai shprehu interes veçanërisht për të drejtat e komuniteteve më të vogla në Republikën e Maqedonisë, madje duke theksuar se në Hungari ekziston Këshill Nacional për Minoritete.

Të gjithë anëtarët e pranishëm të Komitetit nënvizuan se i vlerësojnë marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve dhe angazhimet e Hungarisë për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike.

Në fund të takimit, kryetari i Komitetit, znj.Ermira Mehmeti, shprehu falënderim në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit, për interesimin dhe dëshirën për vizitimin e Parlamentit tonë dhe veçanërisht për takimin me anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. 

Njëkohësisht, ajo përshëndeti edhe përkrahjen e dr.Llasllo Kover, i cili theksoi se takimet e këtilla mundësojnë njoftim më të mirë, që gjithsesi do të thotë punë më produktive dhe ngritje të kapaciteteve të anëtarëve të Komitetit për punë më dinamike. 
 
 

 

Click