Aktivitetet



E martë, 31 janar 2012                  

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME Z. NORBERT RUETSCE DHE Z. GREGORI ATILLA KONOR

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, zëvendëskryetarja, znj. Marinella Tusheva dhe anëtarët: znj. Sillvana Boneva dhe z.  Gjorgji Koxhabashiev, dje realizuan takim me z. Norbert Ruetsce, sekretar i ambasadës zvicerane në Prishtinë, Republika e Kosovës dhe përfaqësuesi i UNDP-së, z. Gregori Atilla Konor.

Takimi u mbajt me kërkesë të z. Norbert Ruetsce, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të cilin u diskutua në lidhje me realizimin e Projektit për përforcimin e dialogut politik. 
         
Në fillim të takimit, z. Ruetsce u prezantua para anëtarëve të Komitetit dhe sqaroi se roli i tij është këshillëdhënës për Qeverinë e tij, ndërsa në bazë të propozimeve të tij miratohen aktvendime për atë se cilët projekte do t'i financojë Qeveria e Zvicrës. 
         
Ai sqaroi se në Projektin për përforcimin e dialogut politik, pret që pjesëmarrja e anëtarëve të Komitetit të jetë garanci për implementimin e tij. 

Përveç kësaj, z. Konor propozoi që projekti të realizohet në disa faza dhe i cili do të synojë komunikim më të drejtpërdrejtë ndërmjet UNDP-së dhe Komitetit. Gjithashtu, pritet të përforcohet roli i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
         
Të gjithë anëtarët e pranishëm të Komitetit e përshëndetën këtë iniciativë dhe theksuan se me këtë Projekt do të përforcohet pozita e Komitetit.

Kryetarja e Komitetit, znj. Ermira Mehmeti, u falënderua dhe e përshëndeti përkrahjen e Qeverisë së Zvicrës dhe UNDP-së për projektin e propozuar, dhe shpresoi se ky projekt do të implementohet në punën e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe pret që në të ardhmen të intensifikohen edhe projekte tjera të përbashkëta. 
 
 
 

 

Click