Aktivitetet



E mërkurë , 11 janar 2012

TAKIMI I KRYETARES SË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, ZNJ. EMRIRA MEHMETI, ME SH.T. DR. TOMAS MIHAEL BAJER

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, me kërkesë të ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. dr. Tomas Mihaell Bajer, sot mbajti takim me temë "Aktivitetet e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2011 dhe 2012, si dhe e përshëndeti dhe e njoftoi mysafirin me temat që do të trajtohen në mbledhjet e ardhshme të Komitetit

Ambasadori, SH.T. dr. Tomas Mihaell Bajer shprehu dëshirë dhe gatishmëri që nëpërmjet angazhimit të ekspertëve nga sfera e marrëdhënieve ndëretnike ta ndihmojë punën e Komitetit për përforcimin e kapacitetit të tij me qëllim që të ketë punë më efikase.

Në fund të takimit, ambasadori, SH.T. dr. Tomas Mihaell Bajer, shprehu kënaqësi për mirëseardhjen, sinqeritetin dhe transparencën gjatë përgjigjes së pyetjeve të parashtruara dhe konkludoi që takimet e tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, e përshëndeti përkrahjen e ambasadorit për përforcimin e punës së Komitetit, shprehu falënderim për bashkëpunimin dhe theksoi se pret që në të ardhmen të intensifikohen ende më shumë këto takime dhe aktivitete.

Click