Aktivitetet



E enjte , 12 janar 2012

TAKIMI I KRYETARES SË KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, ZNJ. ERMIRA MEHMETI, ME PËRFAQËSUESIN E UNDP-SË, Z. GREGORI ATILLA KONOR

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, më 11 janar 2012, me kërkesë të z. Gregori Atilla Konor, përfaqësues i UNDP-së dhe specialist për paqe dhe zhvillim, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbajti takim në lidhje me aktivitetet e ardhshme të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe përkrahjen aktive të UNDP-së për punën e frytshme të Komitetit

Z. Konor shprehu dëshirë dhe gatishmëri që UNDP-ja të vazhdojë që ta ndihmojë punën e Komitetit në mënyrë që të përforcohet kapaciteti i tij, duke realizuar trajnim të anëtarëve dhe shërbimit të Komitetit. Përveç kësaj, z. Konor propozoi projekt i cili do të realizohet në disa faza dhe ka për qëllim komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet UNDP-së dhe Komitetit dhe njëkohësisht të përforcohet roli i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. 

Kryetarja e Komitetit, znj. Ermira Mehmeti, u falënderua dhe e përshëndeti përkrahjen e UNDP-së për ndryshimet pozitive në punën e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe theksoi që në të ardhmen pret të intensifikohen aktivitet e përbashkëta.

Click