Aktivitetet



E premte , 20 janar 2012

TAKIMI I KRYETARI TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z.  HAJRULLA MISINI ME AMBASADORIN E MBRETËRISË SË SPANJËS, Z. FERNANDO DE GALANENA RODRIGEZ

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini sot me kërkesë të tij realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, z. Fernando De Galanena Rodrigez.

Në takimin u diskutua për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, para se gjithash për mundësitë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.  

Kryetari i Komisionit, z. Misini e njoftoi ambasadorin Rodrigez me rezultatet e arritura në reformat e nevojshme të BE-së, në pajtim me Kriteret e Kopenhagës dhe atë: në jurisprudencën, implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, administratën publike, luftën kundër korrupsionit etj. 

Në këtë kontekst u dha konstatim i përbashkët, se Republika e Greqisë i ka imponuar Maqedonisë edhe një kriter për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sa i përket çështjes së emrit. 

Ambasadori Rodrigez theksoi se Spanja do ta përkrahë integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast vuri theks të veçantë mbi zhvillimin e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy shteteve.

 

 

Click