Aktivitetet



E martë, 10 janar 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. HASHIM TAQI

Në takimin ndërmjet Delegacionit parlamentar maqedonas, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Taqi, marrëdhëniet bilaterale u vlerësuan si marrëdhënie shumë të mira dhe me tendencë reale për zhvillim të mëtutjeshëm. 

Kryetari Veljanoski përmendi vizitën dhe diskutimet e realizuara ndërmjet delegacionit dhe kolegëve të Kosovës. 
Nevojitet që të rrumbullakohen edhe proceset e miratimit të të gjitha marrëveshjeve bilaterale me të cilat marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale do të përfitojnë formë të re cilësore. 

"Republika e Maqedonisë, si një ndër të parat që e pranoi pavarësinë e Kosovës, ndjehet e përgatitur që edhe më tutje t'u ndihmojë institucioneve në Republikën e Kosovës, t'i ndajmë të gjitha përvojat pozitive që kanë të bëjnë me rrugën drejt integrimit euroatlantik", theksoi kryetari Veljanoski.  

Në takimin, vëmendje të veçantë iu kushtua edhe marrëdhënieve ekonomike. 

"Si politikanë të përgjegjshëm duhet doemos që në kuadër të kompetencave tona të krijojmë kushte për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik. Besoj se komunitetet e biznesit të të dy shteteve presin nga ne që të krijojmë kushte të tilla meqë përvoja e deritanishme tregon se ka interesim të madh për këtë. Kryetari Veljanoski theksoi se ky bashkëpunim duhet të merr forma të reja që ti përfshijë të gjitha sferat e energjetikës, infrastrukturës dhe turizmit.  

Kryetari i Qeverise së Republikës së Kosovës, z.  Hashim Thaqi, në veçanti i theksoi marrëdhëniet shumë të zhvilluara në gjithë sferat ndërmjet të dy shteteve. 

Kryetari Thaqi gjithashtu theksoi stabilitetin institucional të Republikës së Maqedonisë, me çka jepet kontribut të madh në stabilitetin e rajonit dhe në perspektivën e saj evropiane. 

Duke folur për infrastrukturën rrugore dhe energjetike, kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftoi se në gjysmë vjetorin e dytë të këtij viti në fillimin e vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i aksit rrugor Prishtinë - Shkup.  

 

Click