Aktivitetet



E hënë, 1 tetor 2012

TAKIMI I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA ME DEPUTETËT E BUNDESTAGUT GJERMAN

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska sot realizoi takim me anëtarët e Komisionit për Zgjedhje të Bursistëve për IPS-programin nga Republika Federative e Gjermanisë.

Në takimin ishin të pranishëm deputetët, znj.Marina Fleksbart dhe anëtarët e Komisionit znj.Gabriella Vendorf, kryetare e Universitetit teknik nga Berlini dhe z.  Randolf Kriger, nëpunës i lartë në administratën e Bundestagut gjerman. Gjithashtu në takimin ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Gudrun Shtajnaker dhe këshilltari për bashkëpunim kulturor, znj.Katerina Nauman.

Në fjalimin e tij nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë znj.Svetllana Jakimovska theksoi se Bursa parlamentare ndërkombëtare (IPS) si aktivitet i Bundestagut, në bashkëpunim me disa fakultete dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizohet tradicionalisht që 11 vite dhe se është ndërmarrë gjithçka në mënyrë që të paraqitet para opinionit, me çka drejtpërdrejtë kontribuon që njerëzit e rinj të bëhen urë ndërmjet parlamenteve, ndërsa njëkohësisht edhe pjesëmarrës në reformat të cilat janë të domosdoshme për eurointegrimet.  

Gjithashtu, ajo informoi të pranishmit se nga viti 2008, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përpilon program dyjavor për bursistët e ardhshëm me çka bursistët informohen mbi punën e Kuvendit dhe punën e asistentëve në partitë politike. Pas vizitës dyjavore në Kuvend, bursistët e ardhshëm, bashkërisht me Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kuvendit bëjnë evaluimin e njoftimit me punën e Kuvendit. 

Deputetja e Bundestagut gjerman, znj.Maria Fleksbart në fjalimin e saj theksoi se është e njoftuar për interesin lidhur me këtë projekt dhe e di se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e përkrah Bursën parlamentare ndërkombëtare (IPS). Ato kanë qenë shumë krenarë kur kanë dëgjuar se ish-bursistët kanë karrierë të mirë, kështu që njëri prej ambasadorëve është në Berlin.

Ajo, gjithashtu e informoi znj.Jakimovska se në prill të vitit 2013, në Berlin, do të mbahet takim i madh rajonal i të gjithë bursistëve për Ballkanin Perëndimor, me ç'rast e ftoi nënkryetaren Jakimovska që mbajë falim në takimin.  

Në takimin u diskutua edhe për kontaktet me ish-bursistët, me ç'rast znj.Jakimovska nënvizoi se ka kontakte me disa prej ish-bursistëve, ndërsa Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Kuvendit ka kontakte me të gjithë ish-bursistët e IPS-projektit. 

Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman ishin të kënaqur nga informatat e hollësishme nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska dhe konstatuan se me të vërtetë ia vlen të punohet në këtë projekt meqë ky projekt jep ndihmesë në avancimin e demokracisë. 

Click