Aktivitetet



E premte , 27 janar 2012

TAKIMI I ZNJ. ERMIRA MEHMETI ME SH.T. RALLF BRET

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Ermira Mehmeti, me 26 janar 2012, me kërkesë të SH.T. Rallf Bret, ambasador i Misionit të OSBE-së në Shkup, mbajti takim me temë "Aktivitetet e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2012". Znj. Ermira Mehmeti i informoi mysafirët për temat që to të trajtohen në mbledhjet e ardhshme të Komitetit. 

Në takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe A.J. Arno van der Pas, koordinator i programit për marrëdhënie ndëretnike, u diskutua për kompetencat e Komitetit dhe rolin e tij në realizimin e të drejtave të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. 

SH.T. Rallf Bret shprehu dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje të punës së Komitetit, me qëllim që ta përforcojë kapacitetin e tij. 

Znj. Ermira Mehmeti theksoi se Komiteti si kategori kushtetuese, nuk është organ për vendimmarrje vetëm në lidhje me votimin e dyfishtë të ligjeve, por në kuadër të këtij Komiteti duhet të zhvillohen edhe debate që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve.                                             
        
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e përshëndeti përkrahjen e ambasadorit, duke theksuar se takimet e tilla japin ndihmesë që Komitetit ta përforcojë kapacitetin e tij për punë dhe ta ngritë autoritetin e tij si organ i cili është produkt i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes kornizë.

Click